E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni bisedon me Borione për EULEX-in

Prishtinë - Zhvillimet aktuale në Kosovë, për shtrirjen dhe punën e EULEX-it, kanë qenë në qendër të takimit, midis ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Skënder Hyseni dhe ambasadores së Francës së Prishtinë Delphine Borione. Në këtë kontekst, ministri Hyseni dhe ambasadorja Borione, ndanë qëndrimin e përbashkët se, EULEX-i duhet të jetë plotësisht funksional në të gjithë Kosovën.
Po ashtu, u bisedua edhe për prioritetet e Kosovës gjatë këtij viti.

Në këtë kuadër, ministri Hyseni e njohu ambasadoren Borione me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, sidomos në rrafshin e shtimit të numrit të njohjeve dhe të marrëveshjeve e traktateve ndërkombëtare bilaterale dhe multilaterale.

Ambasadorja franceze i përcolli ministrit Hyseni një letër me përshëndetjet e ministrit të Jashtëm të Republikës së Francës, Bernard Kouchner dhe mbështetjen e Francës për perspektivën evropiane të Kosovës dhe zhvillimin e saj ekonomik e social.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›