Thaçi: Jo kushtëzime nga Mali i Zi
Prishtinë - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk pret kurrfarë kushtëzimesh me rastin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës. Duke komentuar një deklaratë të presidentit malazez Filip Vujanviç se para vendosjes së marrëdhënieve diplomatike malazezët të njihen si komunitet edhe me kushtetutë, dhe të sigurohen kushtet për kthimin e popullsisë joshqiptare në Kosovë, Thaçi ka thënë se qeveria e tij po punon për kthimin e të gjithëve që kanë braktisur Kosovën.
"Dy shtetet tona kanë marrëdhënie të mira dhe besoj se së shpejti do të jenë edhe në nivelin diplomatik, pa kurrfarë kushtëzimesh", është shprehur Thaçi për gazetën "Vijesti" të Podgoricës. Gjithashtu Thaçi i ka quajtur të drejta kërkesat e Vujanoviçit.
"Ne kemi mirëkuptim për to, por duhet të theksoj se çdo ditë po punojmë në këtë drejtim që në shtëpi të kthehen të gjithë që kanë braktisur Kosovën. Qeveria jonë po punon me përkushtim dhe këtë askush nuk mund të na mohojë", ka nënvizuar Thaçi. qik