E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Mundësi bashkëpunimi në mes Kroacisë e Kosovës

Prishtinë - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti ambasadorin e parë të Kroacisë në Kosovë, Zlatko Kramariç, i cili, me këtë rast, i dorëzoi letrat kredenciale të emërimit. “Kroacia dhe Kosova kanë përjetuar fate njësoj të këqija gjatë dekadës së fundit të shekullit XX, për shkak të të njëjtit agresor, por është mirë që tashmë ajo periudhë ka mbetur mbrapa, kurse të dy vendet tona i janë qasur me tërë përkushtimin forcimit të demokracisë dhe integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, Sejdiu gjatë një Pasi shprehu falënderimin e institucioneve dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës për mbështetjen dhe mirëkuptimin e përhershëm të Kroacisë në përpjekjet e gjata të Kosovës për liri e pavarësi, Presidenti Sejdiu pohoi se në rrethanat e reja bashkëpunimi në mes dy vendeve mund të intensifikohet në të gjitha fushat.

“Ne në Kosovë na gëzojnë pa masë të arriturat e vendeve të rajonit, kështu që e kemi pritur me shumë kënaqësi ftesën që i është bërë Shqipërisë dhe vendit tuaj për anëtarësim në NATO, sepse konsiderojmë që ky është një hap shumë i rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe tabilitetin në rajon”, theksoi Presidenti Sejdiu. Po ashtu, ai vlerësoi se udha e Republikës së Kroacisë në procesin e integrimeve euroatlantike do të shërbejë si një model i mirë edhe për vendin tonë.
Ndërkaq, ambasadori kroat, Zlatko Kramariç, theksoi se ndihej shumë krenar që ishte ambasadori i parë i Republikës së Kroacisë në Kosovë. Duke u pajtuar me pohimin e presidentin se fati i Kroacisë dhe i Kosovës ka qenë shumë i ngjashëm, ai shprehu zotimin e plotë se do të punojë me tërë potencialin që marrëdhëniet në mes dy vendeve të forcohen edhe më shumë. Në këtë kontekst, ai përmendi disa lëmi konkrete, në të cilat ka hapësirë për bashkëpunim të ndërsjellë, duke u përqendruar sidomos në turizëm, arsim, kulturë etj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›