E Diel, 1 Nëntor 2026

Baktere gjithnje e me te forta. Ka nisur lufta per superantibiotikun

Alarmi i eksperteve Shpikja e ilaceve te reja do te shkaterroje infeksionet e se ardhmes

Eumlshte i ftuari me i rendesishem i kongresit por nuk i pelqen te shfaqet ne publik. Per te kane folur dyqind mjeke infeksioniste ne Upsala Suedi te cilet kane pare gjurmet e tij ne Indi dhe Pakistan. Se fundmi ai ka ardhur edhe ne Europe duke levizur me hapa tinezare por nuk shfaq ndonje rrezik te madh si sida apo si pandemia e gripit te derrit. Gjithsesi ai ka nje karakteristike te jashtezakonshme eshte bakteri qe mund tu rezistoje te gjithe antibiotikeve qe kemi ne dispozicion.
Prej dhjete vjetesh nuk po shpikim antibiotike te rinj shpjegon Otto Cars infeksionist i universitetit lokal suedez dhe organizator i konferences The global need for efectiveantibiotics. me kalimin e kohes bakteret mesojne te mbrohen nga ilacet e vjetra. Pasoja Rrezikojme te kthehemi njeqind vjet prapa ne epoken kur Fleming nuk kishte zbuluar ende penicilinen kur 90 per qind e te semureve me pneumoni nuk shpetonte kur infeksionet ishin shkaku kryesor i vdekjes dhe kur nuk ishin te mundura nderhyrjet e medha kirurgjikale.

Lajmi u publikua ne muajin gusht nga revista shkencore The Lancet. Ne Indi dhe Pakistan u zbuluan njeqind paciente te infektuar nga baktere te pamposhtura. Keto lloj bakteresh kane nje gjen i cili prodhon enzimen Ndm-1 e afte per te shkaterruar ilacet qe duhet ta vrasin. Ne fakt kemi ne dispozicion dy antibiotike qe jane ne gjendje ta ndalojne kete bakter por njeri eshte jashtezakonisht i demshem per veshkat ndersa tjetri nuk do te ishte kurre ne gjendje te frenoje infeksionet e medha thekson Cars.

Ne vetvete Ndm-1 eshte nje gjen shume i rrezikshem deri tani ne Europe ka infektuar disa persona konkretisht ne Bruksel. Por nese vendos te perhapet ne baktere te tjera vdekjeprurese nuk mund te bejme asgje per ta ndaluar. Shume paciente europiane dhe amerikane i drejtohen Indise per nderhyrje te kirurgjise estetike. Ndm-1 rrezikon te shnderrohet ne problem publik shendetesor boteror shpjegon Timothy Walsh studiuesi i Universitetit te Kardifit i cili ka zbuluar enzimen. lsquoNdm-1 eshte vetem sfida e fundit. Problemi eshte se pothuajse te gjithe antibiotiket jane zbuluar mes viteve 50 dhe 70. Gjate dyzet viteve te fundit kemi prezantuar vetem dy lloje te reja barnash. Tani kerkimet duket sikur kane ndaluar nderkohe qe rezistenca e mikroorganizmave rritet shton Gueacutenael Rodier anetar i Organizates Boterore te Shendetesise.

Mekanizmi eshte ai i seleksionimit natyror. Nje cikel antibiotikesh fshijne nga faqja e dheut pjesen me te madhe te kolonise por lene gjalle bakteret rezistente qe riprodhohen dhe i japin jete nje brezi te ri koracate. Vete Fleming kur shkoi ne Stokholm me 1945-n per te terhequr cmimin Nobel beri te ditur Nuk eshte e veshtire per mikrobet qe te mesojne ti rezistojne penicilines.
Kjo gje ka ndodhur edhe ne Azi me bakteret super-rezistente. Akuzat e revistes Lancet per turizmin mjekesor kane nxitur nje lufte diplomatike me Indine.

Emertimi Ndm-1 i shpikur nga revista shkencore do te thote New Delhi metallo-beta-lactamase. Kjo gje ka nxitur merine e nje vendi qe ofron nderhyrje kirurgjikale te cdolloj tipi me gjysme cmimi ne krahasim me Europen dhe Shtetet e Bashkuara. Po ashtu nga kjo lloj industrie parashikohet nje rritje me 30 per qind gjate pese viteve te ardhshme. E kundershtojme rreptesisht emrin e enzimes ka deklaruar ministri i Shendetesise indiane.

Ndersa ne Indi ka shperthyer nje lufte e re lidhur me fenomenin ne fjale Big Pharma perpiqet te gjeje nje zgjidhje. Te zbulosh te prodhosh dhe te testosh nje ilac te ri nevojiten te pakten dhjete vjet studime dhe dhjete milione dollare. Antibiotiket jane shume te rendesishem ne industrine farmaceutike. Ato provohen per nje jave dhe kur bakteret shfaqin rezistence nxirren jashte funksionit. Rruget e reja per te provuar nje antibiotik te caktuar jane te shumta por duhen shume vite per te bere kerkimet si per shembull ajo per te gjetur origjina te reja nga lekura e bretkosave ose sistemi nervor i insekteve.

Por nese egoizmi i kompanive private nuk ndihmon edhe altruizmi fsheh rreziqe dinake. Kete gje e ka treguar ne Upsala mjeku infeksionist pakistanez Zulfiqar Bhutta. Per shkak te permbytjeve ne vendin tim industrite dhe OJQ-te dergojne antibiotike dhe shume prej ketyre ilaceve i jepen mases ne situata te tmerrshme higjienike. Papastertia eshte perfekte per zhvillimin e ketyre baktereve te pamposhtura. Nuk eshte ekzagjerim ta krahasosh fenomenin e rezistences se baktereve ndaj antibiotikeve me ngrohjen globale perfundon Otto Cars. Ne te dyja rastet e dime mire se cili eshte rreziku por askush nuk ben dicka per ta ndalur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›