Nje Shqiperi europiane duhet te jete e mundur
Gunter Verheugen personalitet i politikes gjermane ish-zevendespresident i Komisionit Europian dhe pergjegjes ne dy mandate radhazi ne kete institucion te Bashkimit Europian per procesin e zgjerimit dhe sipermarrjen e industrine akuzohet nga organizata jofitimprurese Friends of the Earth Europe per konflikt interesi per shkak se nje vit pasi ka lene detyren si komisioner ka krijuar nje kompani lobuese fusha e veprimit te se ciles perkon me fushen e veprimit te politikave europiane dhe marredhenieve me jashte. Kompania e ish-zyrtarit te larte europian ndihmon permes analizave dhe strategjive ndermarrjet publike dhe private per te kuptuar dhe pasur nje akses sa me te mire ne politiken dhe vendimmarrjen europiane.
Akuzuesit e ish-komisionerit i jane drejtuar me nje leter presidentit te Komisionit Europian Joseacute Manuel Barroso ku i kerkojne qe te mos jape miratimin e tij per pozicionin e ri te punes pasi sikurse percaktohet ne Kodin e Sjelljes te Komisionit Europian pas perfundimit te detyres per nje periudhe kohore te caktuar ish-zyrtaret e larte duhet te marrin miratimin e institucionit ku kane punuar ne rastin konkret Komisioni Europian ne rast se detyra apo roli qe kryen perben ose jo konflikt interesi me pozicionin e meparshem.
Kesisoj pozicioni i ri i punes se ish-komisionerit Verheugen eshte duke u shqyrtuar ne Komitetin e Etikes se Komisionit Europian i cili do te hartoje nje opinion mbi kete ceshtje per tia percjelle me pas Kolegjit te Komisionereve te cilet kane fjalen e fundit. Qe nga dita qe ka lene Komisionin Europian Verheguen ka mbajtur tre pozicione te ndryshme pune per te cilat ka marre edhe miratimin e Komisionit Europian. Por vetem pozicioni i ri ka shkaktuar nje debat ne lidhje me konfliktin e interesit te pretenduar.
Rumiana Jeleva ish-ministre e Puneve te Jashtme te Bullgarise u propozua nga vendi i saj vitin e shkuar per te marre detyren e rendesishme te komisioneres per ceshtjet e bashkepunimit nderkombetar ndihmave humanitare dhe menaxhimit te krizave. Ne seancen degjimore ne Parlamentin Europian kandidatja bullgare u kryqezua nga i gjithe spektri politik i pranishem per shkak te nje paqartesie ne deklarimin e saj te pasurise me aksionet e bashkeshortit te saj. Pozita e saj u rendua se tepermi edhe per shkak te mungeses se kompetences profesionale qe Jeleva demonstroi per te perballuar portofolin e rendesishem.
E ndodhur nen trysnine e Parlamentit Europian qe kerkonte transparence ndaj pasurise se bashkeshortit te Jeleves Bullgaria terhoqi kandidaturen e saj duke evituar nje konflikt te panevojshem institucional ndermjet presidentit te Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian.
Terheqja e kandidatures nuk u konsiderua si pranim i fajesise nga Jeleva por si nje ruajtje e dinjitetit personal te kandidates dhe te Bullgarise mbi menyren e perfaqesimit ne institucionet e rendesishme europiane.
David Laws minister ne kabinetin e Kryeministrit britanik David Cameron dha doreheqjen pasi media publikoi se ai kishte abuzuar me dietat qe perfitonte si deputet duke marre me qira nje apartament qe ishte ne pronesi te partnerit te tij.
Rastet e mesiperme kontrastojne me realitetin e zymte politik ne Shqiperi ku vihet re pushtimi i cdo qelize te shtetit apo te mirave publike nga perfaqesues te pushtetit aq sa kjo situate po kthehet ne nje normalitet qeverises ku kliente te pushtetit jane vete perfaqesuesit e tij. Menyra se si reaguan ministri i Ekonomise Dritan Prifti ministrja e Integrimit europian Majlinda Bregu apo deputetja Albana Vokshi ndaj akuzave publike te opozites per shperdorim te pushtetit ne funksion te pasurimit te familjeve te tyre ishte ofenduese per cdokend qe ka shprese qofte edhe te vagullt ne perqafimin e nje standardi europian ate te venies ne dispozicion te hetimit eventualisht gjykimit dhe mbikeqyrjes publike ne lidhje me akuzat qe adresohen ndaj nje funksionari te larte publik.
Mirepo reagimi me kunder akuza te perseritura ne drejtim te perfaqesuesve te opozites pa vene ne levizje ndonje mekanizem te shtetit te se drejtes duke qene se jane ne krye te puneve te vendit qe ne 2005-n dhe perdorimi i te ashtuquajturve nepunes civile te cilet do te vije dita qe do te perballen me ligjin nuk lehteson poziten e pushtetareve te akuzuar ne syte e opinionit publik. Ne te kundert forcon bindjen se kjo mazhorance po kalcifikon me tej kulturen e pandeshkueshmerise ku i akuzuari ne vend qe te marre persiper pergjegjesite politike dhe qytetare ne pritje te pergjigjes ligjore qe vjen vetem nga institucionet e shtetit te se drejtes zgjedh rrugen e baltosjes se kundershtarit dhe perdorimin e makinerise shteterore me shpresen se opinioni publik do te mendoje se te gjithe jane te korruptuar.
Shembujt e mesiperm nga politika europiane ilustrojne hendekun marramendes mes standardit europian dhe mazhorances qeverisese te Sali Berishes. Politikanet e lartpermendur vijne nga vende me tradita politike e kulture institucionale te ndryshme. Gjermania dhe Mbreteria e Bashkuar kane plazmuar nder dekada nje sistem qe eshte frymezues per shume shtete e shoqeri dhe konsiderohen si vende me nivel korrupsioni te ulet. Nderkohe qe Bullgarise i eshte dashur te kaloje neper nje tranzicion te mundimshem nga shembja e sistemit komunist drejt anetaresimit ne BE ku niveli i korrupsionit vijon te mbetet shqetesues. Megjithate e perbashketa e rasteve te lartpermendura eshte respektimi i nje standardi europian.
Ish-zyrtari i larte europian e kishte te lehte te reagonte si Dritan Prifti me kunderakuza per konsumim te lendeve narkotike ne drejtim te perfaqesuesve te organizates qe e shigjeton apo ta etiketonin ate si kunder sipermarrjes se lire. Sakaq qytetaret dhe sipermarresit e ketij vendi qe perballen me veshtiresi te panumerta duan te dine formulen magjike qe pasuroi me shpejtesi ministrin e Ekonomise per te besuar realisht qe menaxhimi i pasurise sone te perbashket eshte ne duar te pastra dhe mendje te kthjellet.
Kandidatja bullgare per ne Komisionin Europian mund te reagonte si Majlinda Bregu qe ne harkun kohor te tri diteve deklaroi gjera komplet te ndryshme ne lidhje me pasurine e saj pozicionin e bashkeshortit e kunatit ne nje sipermarrje koncesionare qe nuk kishte te bente aspak me profilin e tyre duke mos i kerkuar ndjese opinionit publik qofte edhe per harresen ne deklarimin e pasurise a thua se ligji nuk eshte bere per tu respektuar nga te gjithe e ne radhe te pare nga ne ushtruesit e funksioneve publike.
Ministrja e Integrimit Europian refuzon ti shpjegoje opinionit publik nese ka marre pjese ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave ku i jane akorduar kontratat koncesionare kunatit te saj. Sakaq qytetaret shqiptare presin qe aplikimi i standardeve europiane te filloje nga vete ministrja e Integrimit Europian. Ndersa partneret europiane duan nje interlokutore qe raporton me vertetesi per zhvillimet dhe stadin e reformave ne vend qe merr angazhime ne funksion te europianizimit te shoqerise shqiptare dhe nuk vepron ne menyre okulte sic beri me deklarimin e pasurise se saj. Presin mbi te gjitha nje standard te ri ne te berit politike dhe marrjen e pergjegjesive.
Ministri britanik sipas logjikes se Albana Vokshit nuk kishte pse te jepte doreheqjen per skandalin ne lidhje me perfitimet e partnerit te tij per sa kohe ai nuk ishte ligjerisht me statusin e bashkeshortit.
Per me teper kandidatja bullgare per ne Komisionin Europian mund te luante rolin e viktimes se barazise gjinore e te baltoste koleget e saj ne Parlamentin Europian njelloj sic bene Majlinda Bregu dhe Albana Vokshi qe i konsideruan koleget e tyre si tellalle 99-she te komanduara te dhunuara te keqperdorura duke demonstruar ne menyre deshperuese here shovinizem krahinor dhe here mungese etike ne komunikim me publikun.
Historia e denoncimeve te ceshtjeve korruptive qe implikojne funksionare te larte publike duhet te vazhdoje per te ndertuar nje kordon sanitar ndermjet politikes medias dhe institucioneve te shtetit te se drejtes duke stimuluar ne kete menyre nje ndergjegje qytetare qe i denon me rreptesi keto fenomene pasi nje Shqiperi tjeter qe bazohet mbi vlerat europiane duhet te jete e mundshme.