E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, letra e telefonata per masakren e Cerrikut

Redinalda Caushaj

Tirane- Kryeministri Sali Berisha, eshte vene ne dijeni te masakres se Cerrikut, ne vitin 1997 nga ana e kryetares se bashkise Cerrik, Mishelina Milo. Ish kryetari i Partise Socialiste, ne Cerrik, Llazar Bicja njekohesisht nje prej te pandehurve, te akuzuar per vrasjen e gjashte gardisteve, ka treguar dje ne seancen gjyqesore biseden e Milos me Presidentin e asaj kohe Sali Berishen, per ngjarjen. "Kur shkova ne banesen e kryetares se bashkise Cerrik, Mishelina Milo degjova se ajo ishte duke komunikuar me Presidentin e Republikes, Sali Berishen. Ajo i tha Presidentit se ne Cerrik nuk ka banda dhe bandit, por gjithcka ndodhi si rrufe ne qiell te hapur. Me tej ajo i tha Berishes se nuk dinte nese kishte, apo jo te plagosur", ka sqaruar dje para gjykates, i pandehuri Llazar Bicja. Me tej, ai iu ka shpjeguar togave te zeza te kryesuara nga gjyqtari Klodian Kurushi, ngjarjen e 23 majit te vitit 1997, kur u sulmuan punonjesit e Grades se Republikes. "Ndodhem prej 20 muajsh ne burg, duke me privuar lirine dhe me kane cenuar dinjitetin tim, si pasoje e strukturave te Policise se Shtetit dhe organit te hetimit, te cilet me akuzojne per ngjarjen e 23 majit te vitit 1997, ku jane vrare gjashte punonjes te Gardes. Nuk kam lidhje me kete ngjarje, nuk kam lidhje as me te pandehurit, apo ndonje person qe ndodhet jashte", thekoi Bicja. Sipas tij diten qe ka ndodhur ngjarja, ai kishte qene ne bashkine e Cerrikut, ne nje takim me persona te tjere, ku e pranishme kishte qene edhe kryetarja e bashkise, Mishelina Milo. "Pasi na kane njoftuar qe ne bashkine e qytetit kishin ardhur disa tanke, kemi dale jashte nen panik. Meqe e kisha shtepine larg, kam shkuar te banesa e Milos, duke u larguar disa ore me vone. Te nesermen kam shkuar serish te Milo, ku e kam pyetur nese kishte ndonje dijeni per ate qe ndodhi", ka shpjeguar i pandehuri. Sipas tij, ai kishte qene nje nga personat, qe kishte kerkuar te arrestoheshin personat qe ishin pergjegjes per kete ngjarje. Pas deklarimeve te Bicjes, i pandehuri Met Bozi i ka shpjeguar gjykates se posedonte nje leter te Rushan Miminit, i cili i drejtohej ne vitin 2007 kryeministrit Sali Berisha, duke i treguar detaje te ngjarjes ku u vrane gardistet. I pandehuri ka shpjeguar se Mimini, thoshte ne leter qe ishte deshmitar okular i ngjarjes dhe kerkonte qe te strehohej. Ndersa ne fund te letres, shpjegonte qe Met Bozi nuk kishte lidhje me ngjarjen. Per kete fakt i pandehuri i ka kerkuar gjykates qe te thirrej ne cilesine e deshmitarit Rushan Mimini, kerkese e cila u pranuar nga gjykata.

"Gjithcka eshte inskenim"

Debate te ashpra kane nisur mes gjykates dhe te pandehurit Roland Sota (Xhepexhiu), kur ketij te fundit i eshte kerkuar qe te jepte deklarime para gjykates. "Kujt do i pergjigjem Agron Kuliqit, apo Sali Berishes, se dhe prokurori Aton Martini eshte nga Tropoja. Ata e kane bere kete inskenim", ka deklaruar dje i pandehuri Xhepexhiu. Te pandehurit akuzohen per ngjarjen e 23 majit te vitit 1997, ku humben jeten gjashte gardiste, Sali Martini, Besnik Syla, Halit Haxhia, Qemal Mehmeti, Bashkim Mella. Te pandehurit e ketij procesi Llazar Bicja, Met Bozi, Arjan Toska, Roland Xhepaxhiu, Alban Toska, Skender Cani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi po gjykohen per akuzat e "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese me shume se njehere" dhe "vrasjes ne rrethana cilesuese me shume se njehere, te mbetur ne tentative".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›