Kupa, Flamurtari për historinë. Tirana kërkon trofeun numër 14
Flamurtari dhe Tirana zbresin sot në fushë për të luajtur finalen e Kupës së Shqipërisë. Në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit, dy prej skuadrave më historike në vend luftojnë për trofeun e dytë për nga rëndësia. Objektivi në të dyja kampet është vetëm fitorja, edhe pse më të "eturit" janë padyshim vlonjatët. Ata synojnë të rikthejnë kohët e lavdishme të klubit kuqezi. Flamurtari, i rikthyer pas plot 12 vitesh në finalen e këtij aktiviteti, e ka fituar Kupën për herë të fundit në vitin 1988 (plot 21 vjet më parë). Ndërkohë që trofeu i fundit në histori është titulli përpara 18 vitesh, kur në edicionin 1990/‘91 ata u shpallën kampionë të Shqipërisë. Edhe pse ndodhen në pozita të vështira, duke qenë fare pranë "zonës së ftohtë" në Kategorinë Superiore, bregdetarët janë të përqendruar maksimalisht te finalja. Një triumf i mundshëm do të kurorëzonte me sukses vitin futbollistik. Për më tepër ata do të siguronin edhe "biletën" e parë evropiane në këtë sezon: pasi fituesja e Kupës bëhet automatikisht pjesë e Europa League (Liga e Evropës), duke luajtur në turin e dytë eliminator. Edhe pse në ndeshjet ndërkombëtare, Flamurtari është skuadra më e suksesshme në vend, ata rikthehen në arenën e futbollit të madh pas plot 13 viteve mungesë. Në sezonin 1996/‘97, kuqezinjtë luajtën në Kupën e Kupave, në të cilën u eliminuan nga sllovakët e Kelmon Humene, aktivitet ku morën pjesë si finaliste e Kupës (pasi u mposhtën nga Tirana më 1996-ën, viti i parë në historinë e bardhebluve, që fitonin të dy trofetë në vend). Të paharrueshme janë rezultatet e regjistruara nga "brezi i artë" i viteve ‘80: dy barazime në Kupën UEFA me Barcelonën më 1986-ën (1-1 në Vlorë dhe 0-0 në "Kamp Nou"), si edhe triumfi vetëm një vit më pas përballë Partizanit të Beogradit, duke i eliminuar serbët me rezultatin e përgjithshëm 3-2 (fitore 2-0 në Vlorë dhe humbje 2-1 në Beograd). Në atë edicion, skuadra arriti deri në raundin e tretë të Kupës UEFA, ku u përballën sërish me Barcelonën: fitorja e jashtëzakonshme 1-0 në Vlorë, me gol të Vasil Rucit, u shoqërua nga humbja 4-1 në fushën e katalanëve.
Në anën tjetër, Tirana synon të shtojë koleksionin e trofeve. Kryeqytetasit e kanë fituar 13 herë Kupën e Shqipërisë. Ndryshe nga Flamurtari, që në këto dy dekadat e fundit ka humbur shkëlqimin, gjatë kësaj periudhe kohore bardheblutë kanë qenë dominuesit absolutë të sportit më popullor në vend (10 herë kampionë dhe 6 herë fitues të Kupës). Skuadra e drejtuar nga Agustin Kola vazhdon edhe garën në kampionat, ku ndodhet vetëm 1 pikë larg Vllaznisë kryesuese. Megjithatë, ata as që mendojnë të "tolerojnë" në finalen e Durrësit. Rikthimi i Ansi Agollit nga finlandezët e Vasas dhe rikuperimi i kapitenit Muka kanë sjellë qetësi te Tirana, që mund të rreshtojë në fushë formacionin më të mirë.
Statistika pikante
Pritja
Flamurtari rikthehet në finalen e Kupës pas 12 vitesh pritje: ata nuk e fitojnë trofeun që prej vitit të largët 1988, plot 21 vjet
Flamurtari
Kuqezinjtë kanë triumfuar dy herë në trofeun e dytë për nga rëndësia në vend, ndërkohë që kanë luajtur 11 herë në finale
Tirana
Tirana është shpallur 13 herë fituese e Kupës së Shqipërisë, ndërsa për herë të fundit ka triumfuar në vitin 2007 me Vllazninë
Përballjet
Historia flet kundër vlonjatëve,
tri humbje në finalet me Tiranën
Të paktën për nga historia, Flamurtari niset në disavantazh në finalen e Kupës së Shqipërisë me Tiranën. Përballjet mes këtyre dy skuadrave flasin në favor të bardhebluve: kryeqytetasit kanë triumfuar në të tria ndeshjet e diskutuara. Dueli i parë është ai i vitit 1983, ku Tirana fitoi me rezultatin 2-1. Me të njëjtat shifra është mbyllur edhe finalja e një viti më pas. Më e diskutueshmja ka qenë ndeshja e luajtur në vitin 1996, kur pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt, Tirana ka fituar 4-3 me penallti. Kuqezinjtë e cilësojnë "të vjedhur" atë finale, pasi goli i bardhebluve është realizuar pas një faulli. Gjithsesi, në takimin e sotëm, që është edhe i katërti në histori, më tepër rëndësi do të ketë dëshira për t‘u shpallur fitues të Kupës. Vlonjatët, të rikthyer në finale pas 12 vitesh (për herë të fundit luanin në vitin 1997), kërkojnë të fitojnë trofeun e parë pas afro dy dekadave "agjërim". Ata kanë luajtur 11 finale, duke e fituar dy herë trofeun, ndërsa në nëntë raste kanë dalë kokulur nga fusha. Kualifikimi i kuqezinjve në këtë ndeshje ka ardhur pas fitoreve 1-0 në Vlorë dhe 2-0 në tavolinë me Shkumbinin, ku ndeshja në Peqin u ndërpre për shkak të goditjes me gurë të lojtarëve të Eqerem Memushit dhe gjyqtarëve italianë. Në anën tjetër Tirana luan finalen numër 21 në histori, ndërsa e ka fituar Kupën në 13 raste.