Uejn Runi ofendon gjyqtarin në miqësore
Duhej të ishte një miqësore ajo e të hënës në Moruleng mes Anglisë dhe vendasve të Platinum Stars. Ajo u mbyll me fitoren e anglezëve 3-0, por edhe me një Kapelo, i cili e ka humbur durimin pas pjesës së parë, duke u rezervuar futbollistëve të tij një dush për t’u mbajtur mend, dhe me një Uejn Runi të ndëshkuar dhe të kritikuar ashpër nga gjyqtari Xhef Selogilue për një sharje vulgare dhe komplet jashtë logjikës. Sulmuesit, të irrituar nga një sërë vendimesh, i ka shpëtuar një sharje e rëndë në drejtim të gjyqtarit. Ky i fundit më pas i ka dhënë një këshillë, për atë që ndodhi, duke nënvizuar se po të kishte qenë në një ndeshje zyrtare të Botërorit do të kishte dalë ne karton të kuq. “Runi më fyeu rëndë, tregon gjyqtari afrikanojugor dhe jam shumë i zhgënjyer nga sjellja e tij, sepse është lojtari im i preferuar”.
#