E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenderbeu - Kamza, bileta e Superiores pritet ne Elbasan

Ndeshja "play out" mes ekipit te Skenderbeut dhe Kamzes do te luhet ne stadiumin e Elbasanit, "Ryzhdi Bizhuta". Klubi korcar nuk ka preferuar qe ndeshja ndaj Kamzes te luhet ne Tirane, duke qene se ekipi kundershtar ndodhet shume prane kryeqytetit dhe favorizohet direkt nga fusha asnjanese. Per kete arsye eshte vendosur qe kjo ndeshje mes tyre te luhet ne fushe te Elbasanit. Trajneri i Skenderbeut, Mirel Josa po i ben llogarite me nje fitore ne ndeshjen "play- out", ndaj ekipit te Kamzes. Pas barazimit te shenuar me rezultatin 2-2, ndaj ekipit te Tiranes, Mirel Josa theksoi se skuadra e tij mund edhe te kishte shmangur ndeshjen shtese per te diskutuar qendrimin mes me te mirave te Kategorise Superiore, por gjithsesi edhe ngaqe korcaret nuk kane rene direkt, kur rrezikoheshin pak jave me pare, eshte nje fakt pozitiv. - "Kemi qene ne vendin e fundit ne fillim te fazes se trete, ndaj mendoj se e arritem objektivin e pare, duke mos rene direkt. Pas nesh mbeti ekipi i Apolonise dhe ai i Gramozit. Sigurisht ishte nje mision i veshtire, por tani ne duhet te punojme edhe me shume, pasi perballe kemi nje skuader qe nuk e kemi pare asnjehere." Josa beson se Skenderbeu do te fitoje edhe ndeshjen "play- out", per te siguruar direkt qendrimin ne Kategorine Superiore. - "Mendoj se futbollistet e Skenderbeut jane me te pergatitur. Kemi nje skuader te organizuar mire, por kete duhet ta tregojme ne fushen e lojes, ne kete ndeshje "finale". Une kam shume besim te grupi dhe mendoj qe kemi per ta kaluar, por sigurisht qe per te arritur deri te ky verdikt, na duhet qe te punojme shume gjate ketyre diteve, deri me 26 maj. Nuk do te kete rruge tjeter, vec fitores," - ka thene ne fund trajneri i korcareve, Mirel Josa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›