E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini nuk kthehet në Inter

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka përjashtuar mundësinë e rikthimit te ish skuadra e tij, Inter.

Nerazzurrët kanë humbur dy prej pesë ndeshjeve të para në Serie A këtë edicion dhe në mediet italiane qarkulluan spekulime se Mancini mund të rikthehet në detyrë në vend të Andrea Stramaccionit. Por, Mancini ka insistuar se do të mbetet në City.

“Kam kaluar periudhë të mirë në Inter por tani është koha e trajnerëve të rinj. Dhe, duhet të keni më tepër durim me ta”, deklaroi Mancini për Radio 2 Rai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›