Zidane s’ka problem me Mourinhon

Zinedine Zidane ka mohuar spekulimet rreth mosmarrëveshjeve me trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho.
Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, drejtori i klubit, Zidane është përplasur me portugezin. Mirëpo, ish mesfushori francez ka theksuar se marrëdhëniet e tij me Mourinhon “është e njëjtë si gjithmonë” dhe u mundua ti jap fund spekulimeve.
“Ende punoj në Madrid, me ekipin e të rinjve. Jam duke studiuar për licencën e trajnerit dhe do të shohim se çka ndodh vitin tjetër”, deklaroi Zidane i cili konfirmoi se tashmë një kohë të gjatë dëshiron të bëhet trajner. Edhe pse nuk tregoi se kur do të drejtojë një skuadër, 40 vjeçari u shpreh se nuk është në nguti. “Do të shohim me kohë. Më nevojitet ende kohë të përgatitem”, përfundoi ai.