Bale mund të braktis Tottenhamin

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas refuzoi të përjashtojë mundësinë e largimit nga klubi të mesfushorit Gareth Bale.
Ylli uellsian në të kaluarën është spekuluar me transferim te Barcelona ose Real Madridi pasi Tottenham njoftoi se kërkon 50 milionë funte për shërbimet e tij. Villas-Boas ka pranuar se Bale mund të braktis klubin pas joshjes nga disa prej klubeve më të mëdha në Evropë.
“Për momentin ai është duke u paraqitur jashtëzakonisht mirë për ne. Sigurisht, Tottenham dëshiron që ai të mbetet këtu por duhet të pranojmë se futbollistët mund të përballen me oferta të vështira për tu refuzuar”, deklaroi Villas-Boas për BBC Sport.