E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea për titull

Menaxheri i përkohshëm Rafael Benitez beson se Chelsea mund të fitojë titullin e kampionit në Premierligë pavarësisht dështimit për të shënuar gol në dy ndeshjet e fundit të përfunduara 0-0.

Chelsea ndau pikët me Fulhamin pasi tifozët e gjigantit londinez vërshëllyen Benitezin në barazimin tjetër pa gola në ndeshjen e tij të parë pas emërimit në detyrë, kundër Manchester Cityt. “Pse nuk mundemi?”, u përgjigj Benitez i pyetur për shpresat e Chelseat për titull.

“Ka edhe shumë deri në fund. Ne duhet të shikojmë përpara. Kemi gjasat tona”, u shpreh ai. Chelsea kishte katër pikë epërsi në kreun e tabelës pas fitores 4-2 ndaj Tottenhamit më 21 tetor por aktualisht gjendet në pozitën e tretë me shtatë pikë më pak se lideri Manchester United.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›