Bale, objektiv i Man Cityt

Nga Express më 13 janar 2011 në ora 18:13
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka pranuar se mesfushori i majtë i Tottenhamit, Gareth Bale do të jetë objektivi kryesor për transferim gjatë afatit kalimtar të verës.
“Vitin e kaluar Bale tregoi kualitetet e tij, ndërsa tani është përmirësuar, andaj ju nevojiten shumë para për ta transferuar. Ai do të jetë objektivi ynë kryesor, nëse Tottenham vendos ta shesë gjatë verës”, tha Mancini për mediet italiane.
Bale kërkohet edhe nga gjigantët italianë Juventus dhe Inter.