E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baleti Zorba, 200 artistë në skenë

Gjatë dy javëve të fundit të qershorit, në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë, do të ngjitet baleti me përmasa botërore Zorba me muzikë të Mikis Theodorakis. Kjo vepër, e cila ka korrur sukses botëror, vihet për herë të parë në skenën shqiptare të operës nga koreografi Arjan Sukniqi. Pritet që në realizimin e kësaj vepre të marrin pjesë 200 artistë. Veç solistëve vendas, janë të ftuar dhe dy balerinë të njohur shqiptarë, por që prej gati dy dekadash jetojnë dhe punojnë në Greqi. Janë pikërisht balerinët e njohur Altin Koruti në rolin e Zorbës dhe Bledi Latifi në rolin shkrimtarit Xhon. Në këtë balet, kemi Xhonin, që është një shkrimtar, intelektual dhe i shkolluar në Perëndim, dhe Zorba, i cili është një fshatar shumë i mençur që pa dijeninë e tij mbart filozofinë e Niçes, që gjithmonë gjërat i shikojnë në realitete objektive në zhvillimin e tyre. Ngjarjet zhvillohen në vitet e para të shekullit të kaluar në Kretë. Zorba është një aventurier, i cili ka shëtitur në të gjithë botën. Zorba është një balet filozofik i bazuar në një antagonizëm mes dy mentaliteteve. Dy mentalitete, që nisen nga një pikënisje: nga mënyra se si e shikojmë jetën, se si e përballojmë atë duke ngritur pyetjen se kush e shijoi më shumë këtë jetë, ai që e sheh me syrin pragmatist apo ai që e sheh atë me syrin praktik.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›