Sabri Hamiti, në tri kaptina të poetikës shqipe
Shtëpia botuese 55 ka hedhur në treg librin Poetika shqipe i poetit dhe studiuesit Sabri Hamiti. Akademiku Hamiti në këtë vepër vijon studimin sistematik e sistemor të letërsisë shqipe, duke trajtuar tema e ide, prosede e fenomene letrare të shtrira në kohë, me synimin që trajtimi teorik do të takojë edhe historinë për të kurorëzuar në fund një Poetikë historike të shqipes. Studimet e lidhura me këtë vepër janë parashtruar në katër kaptina, të cilat grupojnë tekste që lidhen më afër me një problematikë apo problematika të ngjashme. Kaptina e parë, Albanizma, trajton strukturat identitare e kulturore shqiptare, karakteristike për në letërsi, të cilat të përsëritura në kohë marrin trajtën e konstanteve. Këto konstante, mandej duke u krahasuar e ballafaquar me kultura të tjera, marrin vlerat e veçantive të një letërsie nacionale. Në kapitullin e dytë trajtohen fenomene të përgjithshme të letërsisë shqipe, të parë në tërësinë e saj që me karakteristikat e veta dominonte e cilësojnë këtë letërsi si monumentale, autobiografike, okazionale dhe misionar. Në kapitullin e tretë janë shkruar studime për veprat e Sami Frashërit, Zef Zorbës e Zef Pllumit. Në kapitullin e fundit të librit trajtohen çështje që kanë të bëjnë trajtimin historik të leximit, interpretimit, kategorizimit e të vlerësimit të letërsisë shqipe të parë në tërësinë e saj.