Balla: 30 prilli, dita e çlirimit për shqiptarët
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla lëshoi dje akuza të ashpra kundër Qeverisë Berisha e në të njëjtën kohë u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e datës 30 prill. Duke e cilësuar këtë ditë si ditën e çlirimit të zgjidhjeve për shqiptarët, Balla tha se vendi duhet të çlirohet nga ky pushtet. “Shqipëria duhet të çlirohet nga ky sistem korrupsioni që sot vjedh gjithçka dhe në fund vjedh edhe votat për të mbajtur pushtetin me forcë. Edhe 8 ditë na ndajnë nga 30 prilli, dita kulmore e protestave, dita e çlirimit të zgjidhjeve për shqiptarët”, tha Balla. Deputeti i PS-së shtoi se “vetëm në tre muajt e fundit të 2009, në Shqipërinë e mrekullive ekonomike të Saliut u humbën mbi 70000 vende pune, por askush nga Qeveria nuk ka gojë të flasë për këta shqiptarë, që janë sot në mes të katër rrugëve”.