PS, protestë kundër prefektit
Socialistë dhe simpatizantë të kësaj partie në qytetin e Vlorës zhvilluan dje pasdite një protestë para institucionit të Prefektit në Vlorë. Arsyeja e zgjedhjes së këtij sheshi, sipas socialistëve që referuan në protestë, ishte neglizhenca me të cilën ky institucion po përcjell problemet e shumta që ka qyteti i Vlorës. Deputeti Eltar Deda, ndër të tjera ka evidentuar qëllimin e protestës para Prefekturës “si mund të jetë eficient një institucion i tillë, i cili punon nën trysninë e Partisë Demokratike?”. Ai e ka quajtur atë shembull direkt të keqqeverisjes së strukturave të qendrës, ndërkohë që ka ftuar t’u thonë “ndal” këtyre qëndrimeve politike në tubimin e 30 prillit.