E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, takim me Kalane dhe Malokun per 20 shkurtin

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, priti dje ne nje takim perfaqesues te Bashkimit te Sindikatave te Pavarura se Shqiperise. Ne kete takim qe zgjati perreth 60 minuta, ishin te pranishem edhe protagonist te 20 shkurtit. I pyetur nga “KJ” rreth takimit, kryetari i BSPSH, Gezim Kalaja, tha se ishte nje takim i kerkuar ata. “Ky takim ishte te bente me kerkesen qe i kemi drejtuar qeverise dhe kryetares se parlamentit, Presidentit, nder keto dhe shefit te opozites per problematiken e ligjit qe ka lidhje me 20 shkurtin”, u shpreh Kalaja. Sipas tij, data me 20 shkurt, nuk eshte realiteti historik. Per arsye, qe sic tha ai, data 20 shkurt eshte rrezimi i simboleve te komunizmit. Per te, ky eshte kontribut i Bashkimit te Sindikatave te Pavarura dhe popullit te Tiranes. “Ne ishim ne kete takim per te sensibilizuar nje nga forcat kryesore politike ne Parlament per shqetesimin tone. Per kete problem ne do t’i drejtohemi edhe Gjykates Kushtetuese”, beri te ditur kryetari i BSPSH. Ai tha gjithashtu se kete veprim po e ndermarrin qe brezat qe do te vijen me pas te mos kene probleme per kete ceshtje. Sipas tij, as nga kryetari i PS, as nga pjesetare te tjere qe ishim ne takim nuk eshte kerkuar dhe eshte diskutuar ceshtja e 30 prillit. “Ne nuk ishim as per 30 prillin dhe as per 1 majin, pra ishim vetem per 20 shkurtin. Per krizen ekonomike ne kemi strategjine dhe levizjen tone, nuk ishim as per daten 30 prill as per 1 maj, ishim vetem per 20 shkurtin”, sqaroi Kalaja. Ishte dhe Saimir Maloku, protagonist me 20 shkurt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›