E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Berisha borxhe në kurriz të shqiptarëve

23/04/2010 Deklarata

Deputeti socialist Taulant Balla shigjetoi ashpër Qeverinë “Berisha” lidhur me keqqeverisjen e vendit. Gjatë një deklarate për shtyp, Balla iu referua të gjitha veprimeve të ndërmarra nga Qeveria e kryesuar nga Kryeministri Berisha, të cilat në gjykimin e kampit rozë as më shumë e as më pak kanë instaluar në vend një sistem të palëkundur korrupsioni. Për këtë arsye, deputeti socialist solli në kujtesë premtimin e Berishës përpara zgjedhjeve për hapjen e vendeve të reja të punës, por ndodhi e kundërta, pasi u zvogëlua numri i tyre. Njëkohësisht, nuk mund të mos risilleshin në kohë dhe akuzat për abuzimet në rrugën Durrës-Kukës. Po kështu, në listën e veprimeve korruptive Balla radhiti dhe “100 milionë eurot e marra borxh për ndërtimin e TEC-it të Vlorës, anulimi me kokëfortësi i kontratës për ndërtimin e trenit elektrik, dhe sot jo vetëm që treni nuk u ndërtua, por shqiptarët tashmë duhet të paguajnë 20 milionë dollarë për të mos e ndërtuar trenin”. Në këtë mënyrë, Balla theksoi se “të gjitha këto para të marra borxh me interesa të larta e të çuara dëm nuk do t’ i paguajë Saliu, por shqiptarët e thjeshtë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›