Nikolli: Pushteti po varfëron çdo ditë vendin
23/04/2010 Akuza
Partia Socialiste u shfaq dje me një tjetër akuzë për OSSH-në, kësaj radhe për abuzimet me faturat e energjisë nëpër shkolla. Ishte anëtarja e kryesisë, njëkohësisht kryetarja e minibashkisë numër 1 në kryeqytet, Lindita Nikolli, që vuri në dukje se “jemi dëshmitarë të një akti më shumë se arbitrar dhe abuzues të OSSH-së, kompani në të cilën shteti shqiptar vazhdon të ketë 25% të aksioneve, pas paraqitjes së përsëritur të faturave tejet të shtrenjta të energjisë elektrike për disa nga shkollat në minibashkinë numër 1; grupet tona të verifikimit kanë kontrolluar faktet”. Sipas saj, realiteti me të cilin na kanë përballur këto verifikime është tronditës. “Jo vetëm që konsumi i energjisë elektrike nga shkollat në minibashkinë numër 1 nuk ka qenë në nivelet e faturuara nga punonjësit e OSSH-së, por madje këto shifra janë fryrë disafish duke rritur padrejtësisht kostot për shkollat”, vlerësoi ajo. Po kështu, Nikolli deklaroi se “këto fatura të padrejta janë prova që pushteti shqiptar nuk është i interesuar sot që minibashkitë të ofrojnë shërbimet për të cilat kanë nevojë qytetarët, që shkollat të shpenzojnë ato pak fonde që kanë në të mirën e arsimimit të fëmijëve”.