E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: BE asnjë vendim negativ për Shqipërinë

23/04/2010 Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta ka deklaruar se nuk është në dijeni se institucionet e Bashkimit Evropian nuk janë të bindura për plotësimin e kushteve nga Shqipëria për heqjen e vizave. “Absolutisht nuk kam asnjë informacion të tillë dhe as nuk besoj se ekziston një vlerësim i tillë, pasi dihet që Shqipëria ka realizuar një progres të jashtëzakonshëm gjatë këtyre tetë muajve të kësaj Qeverie të Integrimit në veçanti, për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, vlerësime këto të dhëna në mënyrë tepër të qartë nga partnerët tanë evropianë”, ka thënë ai në një intervistë televizive. Shefi i diplomacisë është shprehur i bindur se procesi avancon çdo ditë në drejtimin më pozitiv, për të realizuar heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë. “Jam i bindur që kjo do të ndodhë brenda këtij viti”, ka deklaruar ministri Meta. Ai ka nënvizuar se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe standardet teknike të të katër blloqeve të udhërrëfyesit, “por natyrisht që ne do të mirëprisnim edhe çdo verifikim plotësues që do të ishte i nevojshëm. Por kjo absolutisht që në çdo rast nuk do të ngadalësonte procesin”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›