Topi dekreton "trojet turistike"
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekretuar pesë ligje që miratoi Parlamenti në seancën e fundit. Bëhet fjalë për tri marrëveshje të rëndësishme dhe ligjet "Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin" dhe ligjin "Për një ndryshim dhe një shtesë në ligjin nr. 8537, datë 18.10.1999 ‘Për barrët siguruese‘, të ndryshuar". Dekreti i Presidentit ka vulosur ligjin "Për ratifikimin e Protokollit për imunitetet dhe privilegjet e Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi", ligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes për thjeshtimin e procedurave të vizave për afaristët, shtetas të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi", si dhe ligjin "Për ratifikimin e "Marrëveshjes për thjeshtimin e procedurave të vizave për shoferët profesionistë të kamionëve, shtetas të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi".