E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Berisha po nxin imazhin e vendit

 

Deputeti socialist Taulant Balla akuzoi qeverinë se po prish imazhin e Shqipërisë me fakte korrupsioni që kanë përfshirë qeverinë dhe familjarët e tij. “Vetëm 2 ditë pas kthimit në Shqipëri të Sali Berishës, një ndër mediat më të ndjekura të Shteteve të Bashkuara Amerikës, Fox News, i hapi lajmet e veta me një rast tjetër korrupsioni ndërkombëtar në qendër të të cilit është pikërisht Sali Berisha dhe familjarët e tij. Emri i Sali Berishës dhe i dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi u denoncuan në lajmin e Fox News-it, si dy persona përgjegjës për keqpërdorimin e 39 milionë dollarëve të Bankës Botërore”, tha Balla. Sipas tij, “Fox News, një ndër televizionet më të ndjekura informative amerikane, hedh dyshime mbi arsyet përse bordi i drejtorëve dhe paneli i investigimit është keqinformuar dhe penguar në hetimin dhe identifikimin e atyre personave që kanë përfituar në Shqipëri”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›