E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Berisha refuzon KiE, rrezikon vizat dhe integrimin

02/02/2010  Ligjvënësit socialistë akuzojnë kundërshtarët e tyre politikë për moszbatim të rekomandimeve të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të KiE-së. Ky ka qenë qëndrimi më i fundit i ardhur nga kampi rozë, ku deputeti socialist, Taulant Balla, gjatë një komunikimi me mediat vlerësoi se zgjidhja e krizës është hetimi i 28 qershorit.
“Miratimi i rezolutës në Këshillin e Evropës, nxori në pah dy elemente të rëndësishme, të cilët Sali Berisha, me kokëfortësi, për muaj me radhë, refuzonte t’i pranonte. Së pari, se Shqipëria gjendet në krizë politike, e cila duhet zgjidhur sa më parë. Së dyti, zgjidhja e krizës vjen përmes hetimit të plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit. Partia Socialiste është e gatshme të përmbushë detyrimet e saj, që lindin nga rezoluta e Këshillit të Evropës. Fatkeqësisht, mazhoranca po heziton. Refuzimi i mazhorancës për të adresuar kërkesat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës po degradon krizën”, deklaroi Balla. Sipas tij, ashtu siç theksohet edhe në rezolutë, kriza ka një impakt negativ në procesin e integrimit evropian, por edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›