Mendimi ndryshe merr mbështetjen e ndërkombëtarëve për vendimin
02/02/2010 Deputetët e Partisë Socialiste, përfaqësues të mendimit ndryshe brenda këtij kampi, kanë marrë mbështetjen e Brukselit. Kështu, pak ditë më parë deputetët Ben Blushi, Kastriot Islami dhe Andis Harasani zhvilluan takime me përfaqësues të Parlamenti Evropian dhe eurodeputetë të djathtë e të majtë, ku u shfaq qartë mbështetja lidhur me qëndrimin e tyre për ndërprerjen e bojkotit dhe kthimin e grupit kuvendor socialist në Kuvend. “Do të dëshiroja që vendimi të merret nga e gjithë partia, para mbarimit të afatit, që do të thotë përpara marsit. Mesazhi im është që duhet rikonsideruar situata, jo vetëm në Shqipëri, por ka një rregull të përgjithshëm. Kemi shembullin e presidentit Bush në Shtetet e Bashkuara. Shumë demokratë i vunë në dyshim zgjedhjet, por në fund u arrit në përfundimin për ta pranuar humbjen”, vlerësoi zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rouçek, gjatë takimit me këto deputetë. Po kështu dhe eurodeputetja Doris Pack dha mbështetjen e saj mbi një vendim të tillë.