E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perse drejtesia nuk trimerohet dot prej Presidentit

Per here te pare kemi nje deshmi publike te njeriut me te rendesishem qe ka drejtuar hetimet ne Prokurorine e Pergjithshme mbi menyren se si pushteti ka ndaluar hetimin e ministrave nga prokuroria e pergjithshme. Zamir Shtylla i cili ka qene zevendesprokurori i Pergjithshem i Shqiperise dhe qe drejtonte hetimet per tragjedine e Gerdecit ka deshmuar publikisht se largimi i tij nuk ka qene as doreheqje dhe dorezim i tij para presioneve por dorezim i institucionit te prokurorise para presionit politik te Sali Berishes. Deshmia edhe pse e vonuar pason nje beteje te tere publike te kryeministrit Berisha kunder njeriut me te rendesishem qe kishte ne dore dosjen e djalit dhe vajzes se tij. Zamir Shtylla deshmoi se sulmet ndaj tij nisen kur filloi te hetoje ceshtjen Fazllic i cili eshte maska e bizneseve te vajzes se kryeministrit dhe u thelluan kur i duhej te therriste per te deshmuar ne prokurori Aldo Bumcin per faksin ku i raportohet Shkelzen Berishes per projektin e Gerdecit.

Kjo eshte nje deshmi e rende ndoshta me e renda qe nje zyrtar i larte u prokurorise shqiptare ka bere per menyren se si pushteti politik ka bllokuar hetimet rreth skandaleve te tij ne drejtesine shqiptare. Gjithcka qe eshte thene nga Perendimi per kulturen e mosndeshkueshmerise qe ekziston ne Shqiperi ilustrohet qarte nga kjo deshmi.

Pas kesaj ne nuk presim qe kryeministri Berisha te reflektoje pasi ai eshte autor i ketij bilanci tragjik te nderhyrjes se pushtetit ne drejtesi. Por ne presim qe Presidenti i Republikes me aq fuqi qe ka dhe nuk ka pak te reagoje konkretisht ndaj kesaj deshmie.

Degjova dje presidentin qe i beri thirrje prokurorise qe te reagoje dhe te hetoje politikanet te cilet po shkojne shume larg ne akuza ndaj njeri- tjetrit. Kjo eshte nje retorike e kote. Kjo eshte sikur dikujt ti nxjerresh syte dhe ti thuash lexo apo dikujt ti presesh krahet dhe ti thuash puno. Prokuroria e Pergjithshme nuk ka nevoje ti tregohet cfare duhet te beje. Ajo ka nevoje te pushoje kultura e ndeshkimit per ate qe ben. Per cdo prokuror ne Prokurorine e Pergjithshme ekziston tani nje model publik se cfare te gjen nese vendos te hetosh skandale qe kane lidhje me djalin apo vajzen e Sali Berishes. Shkarkohesh dhe deklarohesh i dorehequr Presidenti Bamir Topi nuk ka nevoje te inkurajoje prokuroret te hetojne politikanet por duhet tu jape atyre sigurine se do te jete ne anen e tyre nese kur ata te prekin djalin apo vajzen e kryeministrit ministrat qe i ka si djem dhe vajza per pune te pista apo gjithkend tjeter qe ka pushtet politik prokuroret te mos jene te rrezikuar dhe te mos e marrin vesh nga gazeta RD qe kane dhene doreheqje.

Presidenti Topi dhe sidomos kryeprokurorja Ina Rama nuk bene asnje gjest per ti dale ne krah kryehetuesit te skandaleve te pushtetit dhe ky ka qene mesazhi me fatal qe i eshte dhene drejtesise shqiptare. Nga njeriu Numer Nje i hetimit ne Shqiperi ai eshte tani nje avokat ne rruge dhe perballet cdo dite me njerezit qe ka hetuar dhe denuar ne emer te drejtesise per te miren e ketij shteti. Pas kesaj ne do te kemi hetime por kurre ndeshkime per zyrtaret do te kemi thirrje ne prokurori por kurre pranga ne duar per sekseret e qeverise dhe kryeministrit do te kemi relativizim te luftes kunder korrupsionit por kurre goditje ne zemer te pushtetit. Prokuroria jone nuk ka nevoje te hape hetime per cdo artikull te gazetes Tema apo ndonje media tjeter qe merren me investigime. Autoriteti i tyre u rrezua pasi iu gjunjezuan politikes. Per te deshmuar se do te ringrihen ato duhet te bejne te anasjellen te ribejne gjeste force kunder pushtetit dhe njerezve te tij dhe jo kunder viktimave te luftes reciproke kunder korrupsionit. Autoriteti i tyre mund te ringrihet ne ate menyre qe u rrezua dhe duke rithirrur para drejtesise ata persona per te cilat drejtesia uli perfundimisht koken ne kete vend. Ketu skane me lidhje as emrat as epitetet per kryeprokuroren. Ketu ka nevoje per nje vullnet per te demonstruar muskujt kunder gjunjezimit te drejtesise nga pushteti politik. Presidenti Bamir Topi ska nevoje te mbaje asnje fjalim vetem te jete me gjithe mjetet ligjore dhe institucionale ne anen e atyre qe hetojne pushtetin. Kryeprokurorja Ina Rama nuk ka nevoje te na tregoje fare sa shume pune ka Prokuroria. Le te mos beje asnje pune por te mos leshoje kurre ata prokurore qe hetojne krimin e lidhur me politiken. Nese krijohet kjo klime nese rikthehen hetimet per Lulezim Bashen Fatmir Mediun Aldo Bumcin Damir Fazllicin dhe gjithe sekseret e familjes ne pushtet autoriteti i drejtesise ringrihet vete. do gje tjeter eshte retorike dhe vetem sa fsheh te verteten e hidhur se drejtesia po zhytet perdite e me shume mes shaleve te gjata te pushtetit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›