E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e opozitës, edhe në mediat e huaja

Autori i Lajmit: Redaksia
Mediat më të mëdha në botë kanë vijuar për tre ditë rresht të raportonin për protestën e opozitës. Mes tyre përmendim The New York Times, Reuters, Aljazeera, BBC, AFP, ANSA, etj. Gjithashtu një sërë gazetash jo vetëm në rajon, kanë raportuar në versionet e tyre të shtypura të ditës së djeshme rreth protestës së opozitës. Një ndër mediat më të rëndësishme në Evropë, Aljazeera e vendos protestën e opozitës në një prej seksioneve më të rëndësishme të buletinit të saj të lajmeve ndërkombëtare. Duke iu referuar akuzave të opozitës, Aljazeera raporton se Kryeministri Sali Berisha ka shkatërruar konkurrencën e lirë, ka dëmtuar sistemin gjyqësor si dhe ka sulmuar median. Hurriyet Daily News, një ndër gazetat më të mëdha të Turqisë ka raportuar gjithashtu, në faqen kryesore të saj rreth protestës. Kenneth F. Hunt, nga IWR (Impunity Watch Reporter) në SHBA, pasi përshkruan me detaje protestën e opozitës thotë se Partia e Sali Berishës ka në Kuvendin me 140 vende, 70 deputetë, ndërkohë që një rinumërim i votave do të mund të përmbyste këtë rezultat, ndonëse opozita e kërkon këtë gjë për mbrojtjen e standardeve demokratike për zgjedhje të lira. Duke sqaruar arsyen e protestës së opozitës, agjencia amerikane Associated Press thekson se zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri nuk i plotësuan standardet demokratike që priteshin nga komuniteti ndërkombëtar
Ky lajm është publikuar: 23/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›