E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Hetimi i zgjedhjeve,detyrim i Qeverisë

 Partia Socialiste paralajmëroi kryeministrin Berisha se me kokëfortësinë për hetimin e zgjedhjeve po vë në rrezik procesin e liberalizimit të vizave. Deputeti Taulant Balla, duke u mbështetur në rezolutën e ditëve më parë të Këshillit të Evropës, tha se është detyrim i Qeverisë hetimi i zgjedhjeve. “Hetimi i zgjedhjeve është një detyrim të cilin Sali Berisha as nuk mund të luajë e as ta anashkalojë. Bojkoti nuk është zgjidhje e Partisë Socialiste, por është e Sali Berishës. Partia Socialiste është e gatshme të përmbushë detyrimet që lindin nga rezoluta e Këshillit të Evropës. Fatkeqësisht maxhoranca po heziton. Refuzimi i maxhorancës po vazhdon të degradojë krizën. Ashtu siç theksohet në rezolutë, kriza ka një impakt negativ në procesin e integrimit evropian dhe sigurisht edhe në procesin e liberalizimit të plotë të vizave për qytetarët shqiptarë”, u shpreh Balla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›