E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Korrupsioni në konsullata mbrohet nga qeveria

Partia Socialiste ka reaguar dje nëpërmjet kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme dhe Integrimit, Taulant Balla, në lidhje me skandalin e korrupsionit të zbuluar në konsullatat tona në qytetet evropiane. Në një deklaratë për shtyp, deputeti i PS-së, Balla, u shpreh se "në konsullatat tona, investigimi i gazetarëve ka nxjerrë në pah faktin tmerrësisht të dhimbshëm, se shërbimi konsullor i Republikës së Shqipërisë në Milano, Bari, Romë, Athinë, Selanik, Janinë etj., të paguar për t‘i shërbyer bashkatdhetarëve tanë emigrantë, është kthyer në një strukturë kriminale zhvatjeje dhe falsifikimi". Sipas Ballës, është e pamundur që emigrantët shqiptarë të përfitojnë qoftë edhe një shërbim të vetëm në këto konsullata, nëse ai nuk ofrohet përmes parave në zarfe për sekserët, që në këtë rast janë shoferët e konsujve apo rojet e konsullatave. "Por, për selinë tonë, ky korrupsion e ka një fajtor dhe konkretisht, u shpreh Balla, ai është ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, i cili ka bekuar nëpër konsullata dhe ambasada militantë dhe familjarë të kupolës së PD-së". "Këta hajdutë dhe falsifikatorë mbrohen nga ministri i Jashtëm, nga Kryetarja e Kuvendit, nga Kryeministri, edhe pse provat ndaj tyre janë bërë tashmë publike", u shpreh deputeti i PS-së. Ai theksoi më tej se, si është e mundur që asnjë prej punonjësve të këtyre konsullatave nuk është thirrur në Shqipëri për t‘i kërkuar shpjegime, për t‘i komunikuar largimin nga shërbimi konsullor i Republikës së Shqipërisë, dhe pse jo të fillojë ndaj tyre procedimi penal. "Këto akte korrupsioni dhe falsifikimesh po dëmtojnë dhe sabotojnë rëndë imazhin e Shqipërisë përballë vendeve të BE-së", u shpreh Balla,

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›