E Diel, 1 Nëntor 2026

Stomatologu rrezikon jetën duke peshkuar

Një 30-vjeçar nga Berati ka rrezikuar jetën në një aksident të çuditshëm në fshatin Llakatund të Vlorës. Ardian Xh. me profesion stomatolog, kishte shkuar për vizitë në fshatin Llakatund bashkë me disa miq të tij. Dje paradite ata kishin dalë për të peshkuar me grep në lumin e fshatit, por një lëvizje e shkujdesur i ka rrezikuar jetën stomatologut. Kur ai ka ngritur kallamin për të hedhur grepin, maja e kallamit ka prekur telat e korrentit dhe 30-vjeçari ka pësuar djegie të shkallës së tretë në pjesën më të madhe të trupit. Ai është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal të Vlorës nga u ku u dërgua më pas për në Spitalin Ushtarak. Mjekët në Vlorë thanë se 30-vjeçari rrezikon seriozisht jetën nga djegiet e thella që i ka shkaktuar kontakti me rrymën elektrike.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›