Kanceri i qafës së mitrës, vaksina vjen dhe në Shqipëri
Vjen edhe në Shqipëri vaksina që i mbron femrat nga sëmundja e kancerit të qafës së mitrës. Mbrojtja që kjo vaksinë garanton për shëndetin e femrave, sipas specialistëve, është 94 për qind. Por njohja e kësaj sëmundjeje dhe sidomos parandalimi i prekjes prej saj konsiderohet në nivele të ulëta në vendin tonë. Ndaj Ministria e Shëndetësisë, aktorë të shoqërisë civile dhe personalitete të njohura, kanë iniciuar edhe një fushatë sensibilizimi se si femrat duhet të mbrohen nga kanceri i qafës së mitrës. Sot në mesditë, në mjediset e hotel Tirana Internacional, Ministria e Shëndetësisë do të zhvillojë një konferencë mbi rreziqet dhe mënyrat se si duhet të parandalohet ky lloj kanceri që prek masivisht femrat.
Mënyrat më të efektshme aktualisht janë vaksinimi, si dhe kryerja e kontrolleve të herëpashershme të PAP testit. Deri tani, në tregun shqiptar, ka munguar vaksina kundër kësaj sëmundjeje, e cila në vendet e tjera të zhvilluara nis të aplikohet që kur vajzat arrijnë moshën 10-vjeçare. Vaksina e kancerit të qafës së mitrës jepet si një seri prej tre dozash për një periudhë 6-mujore.
Statistika
Kanceri i qafës së mitrës është tumori i dytë më i shpeshtë te gratë, mbas atij të gjirit. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka llogaritur se çdo vit, afërsisht 500000 gra diagnostikohen me kancer të qafës së mitrës dhe se mbi 50 për qind e tyre vdesin nga kjo sëmundje. Në botë, çdo dy minuta një femër vdes nga kanceri i qafës së mitrës. Ndërsa në Evropë, kjo ndodh në çdo 18 minuta. Në Shqipëri, ky lloj kanceri ka një incidencë mesatare prej 4.1 për 100000 banorë. Ai përbën 51.2 për qind të rasteve me tumore malinje që prekin aparatin gjenital femëror. Vihet re një tendencë e dyfishimit të të prekurave nga kjo sëmundje pas vitit 1993. Ndërkohë që mbetet shumë problematik fakti se shumica e rasteve diagnostikohen në stade të avancuara të sëmundjes, të tretin ose të katërtin, ku rreziku për jetën është jashtëzakonisht i madh. Grupmoshat më të prekura në vendin tonë janë ato mbi 40 vjeç. Kulmi i të prekurave arrin në moshat 45-49 vjeç, ku incidenca është 14.9 raste për 100000 banorë. Në moshat 50-54 vjeç kjo incidencë shkon në 14.3 raste, kurse në moshat në 56-69 vjeç, në 12.2 raste për 100 mijë banorë.
Specialistët vlerësojnë se dalja e vaksinës për mbrojtjen nga kjo sëmundje, krijon mundësi shumë të fuqishme për të shpëtuar jetët e femrave.
Sëmundja
Kanceri i qafës së mitrës shkaktohet nga një virus i zakonshëm i quajtur human papillomavirus (HPV). Nga mbi 100 tipe që njihen, vetëm 15 janë të lidhura me kancerin. Infektimi prej çdonjërit konsiderohet si shkaku i gati të gjitha rasteve me kancer të qafës së mitrës, 99.7%. Virusi HPV është i transmetueshëm nga kontaktet e lëkurës në zonën gjenitale. Ky virus i zakonshëm me infektueshmëri të lartë transmetohet nëpërmjet aktivitetit seksual normal, por marrëdhëniet seksuale nuk janë domosdoshmëri për marrjen e tij. Infektimi me HPV, pohojnë specialistët, nuk është i lidhur me imoralitetin. Tipet e HPV-ve që shkaktojnë kanceret më të shpeshtë dhe më agresivë janë HPV 16 dhe 18, të ndjekur nga HPV 45 dhe pastaj 31. Kanceret e shkaktuar nga tipat e HPV 16 dhe 18 janë përgjegjës për 71.5 për qind të kancereve të qafës së mitrës në Evropë. HPV 45 dhe 31 janë së bashku përgjegjës për një shtesë 10 për qind të të gjitha rasteve të prekura. Mbi 80 për qind e femrave aktive seksualisht janë të ekspozuara ndaj prekjes prej këtij virusi.
Parandalimi
Si gratë e reja dhe ato më të vjetra janë në rrezik për të zhvilluar kancer të qafës së mitrës, jetës së tyre, konstatojnë ekspertët e shëndetit. Sipas tyre, rreziku për këtë sëmundje fillon që nga përvoja e parë seksuale dhe mbetet gjatë gjithë jetës aktive seksuale të femrës. Zbulimet e reja në teknologjinë e vaksinave kanë çuar në zhvillimin e një vaksine, që të mbron nga kanceri i qafës së mitrës.
Përfitimet nga vaksinimi
Vaksinimi për kancerin e qafës së mitrës redukton së tepërmi rastet e të prekurve, por ul edhe anomalitë apo nevojën për trajtim të mëtejshëm. Kjo vaksinë funksionon duke parandaluar infektimin me tipet e viruseve që shkaktojnë këtë lloj kanceri. Po kështu, vaksina përgatit sistemin mbrojtës të trupit tonë, që të njohë dhe të shkatërrojë viruset e HPV-ve, që në momentin kur ata hyjnë në trup. Antitrupat janë një pjesë themelore e sistemit mbrojtës natyral të trupit. Të programuar për të zbuluar dhe sulmuar çdo qelizë që është e huaj për trupin tonë, ata "luftojnë" viruset dhe i parandalojnë që të hyjnë në qelizat e shëndosha. Gjithsesi, jo të gjitha gratë prodhojnë antitrupa të mjaftueshëm për të luftuar një infektim me HPV. Si pasojë, një grua mund të infektohet vazhdimisht me HPV, duke i dhënë më shumë mundësi virusit për të shkaktuar ndryshime qelizore, të cilat mund të çojnë në kancer të qafës së mitrës. Veç kësaj, HPV është i pazakontë në atë që është i aftë t‘i fshihet sistemit imun të trupit, duke e vështirësuar asgjësimin e tij nga ky sistem. Vaksinimi ndihmon për të parandaluar infektimin me HPV, duke nxitur një nivel të lartë dhe të qëndrueshëm të antitrupave neutralizues në të gjitha gratë e vaksinuara. Ato mund ta konsiderojnë veten të mbrojtura për një periudhë të gjatë kohore, si dhe kundër infektimit të vazhdueshëm.
Domosdoshmëria e vaksinimit dhe monitorimit të gjendjes shëndetësore
Prekja nga virusi, pas aktit të parë seksual
Rastet më të shumta të infektimit me HPV janë vërejtur pas aktivitetit të parë seksual. Prandaj, për të pasur nivele të larta mbrojtjeje, vaksinimi kundër kancerit të qafës së mitrës duhet të bëhet përpara përvojës së parë seksuale dhe ekspozimit fillestar ndaj virusit HPV. Vaksina ka treguar efektivitet maksimal aty ku ajo është kryer në kohë. Megjithatë, vaksina ka qenë efektive edhe në femrat që janë vaksinuar pas fillimit të aktivitetit seksual. Të dhënat shkencore tregojnë që vaksina është e efektshme deri në moshën 55-vjeçare. Për grupmoshat mbi 26 vjeç, përpara vaksinimit rekomandohet bërja e testit për prezencën e virusit.
Parandalimi gjatë gjithë kohës është veçanërisht i rëndësishëm, kur vaksinohen vajzat e reja për t‘u siguruar atyre që janë plotësisht të mbrojtura në fillim dhe gjatë periudhës së aktivitetit seksual. Si shtesë e vaksinimit, monitorimi i qafës së mitrës vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Vaksina e mbron femrën kundër dy tipeve të HPV më të zakonshme, 16 dhe 18, përgjegjës për afërsisht 70 për qind të rasteve të prekura nga kjo sëmundje. Prandaj ekzaminimet PAP test duhet të jenë të vazhdueshme për të kontrolluar gjendjen shëndetësore. Të gjitha femrat këshillohet të ekzaminohen rregullisht mbas moshës 20-25 vjeç. Kanceri i qafës së mitrës është i rrallë te gratë nën 20 vjeç dhe përpara kësaj moshe trupi, veçanërisht qafa e mitrës, është ende duke u zhvilluar.
TAB (Kjo do të vendoset si një tabelë e vogël)
Rekomandime të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)
Të gjitha femrat e moshave nga 25 deri në 65 vjeç duhet të kryejnë PAP Testin!
Femrat e moshave 25 deri në 49 vjeç duhet të kryejnë PAP Testin çdo tre vjet.
Femrat e moshave 50 deri në 64 vjeç duhet të kryejnë PAP Testin çdo pesë vjet.
Në moshën 65 vjeç, ju mund të ndaloni kryerjen e PAP Testit vetëm nëse e keni kryer rregullisht atë që në moshën 50 vjeç dhe keni pasur rezultate normale.
Ekzaminimi PAP Test i qafës së mitrës përfshin marrjen e një mostre qelizash prej saj dhe ekzaminimi i tyre për të kontrolluar që aty nuk ka ndryshime qelizash anormale, ose prezence të qelizave kanceroze.
Ekzaminimi i rregullt i qafës së mitrës (PAP Test) mund të zbulojë shenja të hershme të kancerit të saj dhe kështu të rriten dhe shanset për një trajtim të suksesshëm.
Programet e ekzaminimit të qafës së mitrës kanë reduktuar incidencën e kancerit të qafës së mitrës deri në 80 për qind.
E rëndësishme
Vajzat e reja të edukohen
mbi parandalimin e sëmundjes
Një prioritet kyç që do të ndihmojë të përballohet pesha e kancerit të qafës së mitrës është edukimi i vajzave të reja mbi sëmundjen dhe parandalimin e saj. Nëpërmjet këtij edukimi, ato do të kenë njohuritë dhe arsyetimin e nevojshëm rreth HPV dhe kancerit të qafës së mitrës. Kështu, nëse ato do të ndodhen përballë këtij rreziku, do të dinë si mund ta parandalojnë në mënyrën më të mirë, duke mbrojtur veten kundrejt tij. Mjaft i rëndësishëm është edhe konsultimi i menjëhershëm me doktorin rreth parandalimit të kancerit të qafës së mitrës dhe opsioneve të vaksinimit për çdo grua dhe vajzë.
Pjesa më e madhe e femrave adoleshente kanë një nivel njohjeje shumë të ulët për këtë sëmundje dhe mënyrën se si infektohesh prej saj. Të kuptosh se çfarë është kanceri i qafës së mitrës, si shkaktohet ai dhe si të mbrohesh kundrejt tij është një nga hapat e parë në parandalimin e sëmundjes. Prindërit luajnë një rol kyç në këtë proces edukues dhe mund të jenë shumë të dobishëm në krijimin e një atmosfere komforte, në të cilën t‘u flasin fëmijëve të tyre rreth këtyre çështjeve. Prandaj prindërit tani nevojitet të fillojnë të diskutojnë tema të rëndësishme, si kanceri i qafës së mitrës, me vajzat e tyre, kështu që ato në të ardhmen të kenë njohuritë që do t‘u nevojiten më shumë. Por, studimet tregojnë që shumë prindër e kanë të vështirë t‘u flasin fëmijëve të tyre rreth këtyre çështjeve. Këto barriera duhet të tejkalohen, duke garantuar që vajzat e tyre të marrin edukimin e nevojshëm. Kjo do të ndihmojë që ato të mbrohen nga kanceri i qafës së mitrës.