Balla: Maxhoranca e ka vendin tek drejtësia

Deputeti Taulant Balla, sikurse shume deputetë opozitarë deklaroi se kryeministri Berisha po blindon imunitetet e kusarëve dhe matrapazëve për të kuptuar se ky entitet nuk e ka vendin tek Këshilli i Ministrave por në drejtësi.
“Keta e kanë vendin përpara drejtësisë, Saliu synon të vëjë tela me gjemba. Bletë makina të blinduara dhe synon të blindojë imunitetin” tha Balla.
Ai ka kërkuar largimin e kryeministrit Berisha duke e konsideruar atë si Gadaffi.
"Sot Sali Berisha nuk po amendon rregulloren, por po hedh në erë parlamentarizmin.Vetëm ti dhe Gadaffi mund të përdorni mercenarë dhe gardën republikane kundër popullit. Largohu një orë e më parë se populli nuk të duron dot më”, theksoi Balla.