Subashi: 21 janari, ka autor kryeministrin Berisha

Armando Subashi, deputeti i PS-së akuzoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë kryeministrin Sali Berisha i cili, sipas tij është përgjegjësi i vetëm i 21 janarit duke plotësuar të gjitha planet ogurzeza.
“Kushtetuta në të cilën kryeministri përbetoi thotë se deputetet nuk mund të ndiqet penalisht pa betimin nga Kuvendi. Sot më shumë se kurrë, atij i duhet një mbrojtje speciale por njëkohësisht të pengojë Prokurorinë”.
“Në 21 janar vetëm ai mund të urdhëronte Lulin e tij të jepte urdhëra dhe mund ti jepte kënaqesinë që llumin në të cilën është përfshirë ta lajë me gjak. Kjo është arsyeja pse Berisha urdheron vasalët e tij”.
“Sali Toptani pasi vodhi zgjedhjet kërkon të vjedhë dhe grabisë shqiptarët me drejtuesit e oborrit të tij” tha Subashi.