Braçe: Pjesëmarrja në Kuvend në emer të 21 janarit

Deputeti socialist Erjon Brace deklaroi se pjesmarrja e deputetëve socialistë në Kuvend bëhet në emër të 4 personave të vrarë në demonstratën e 21 Janarit, të deputetit Fatmir Xhindi dhe kryekomunarit Remzi Veseli.
Ai u shpreh se heqja e imunitetit me vendim nga Kuvendi është vetëm fshehje e korrupsionit, pasi sistemi i pandëshkueshmërisë arrin deri te gjykatat.
“ Presionin ndaj prokurorëve dhe deri në presion ndaj gjykatave. Që prej datës 21 janar ka një skemë të qartë që i ka dhënë imunitet 6 njerëzve që akuzohen për vrasje dhe jo për gjëra të rëndomta. Ky vendim nuk i heq imunitetin kurrkujt”, tha Braçe.