Partite, dy projekte per zgjedhjet
Rozeta Rapushi
Politika percahet per sistemin zgjedhor. Dy partite e medha, PD-PS, si dhe partite e vogla do depozitojne ne Kuvend dy variante te ndryshme se si duhet te zhvillohen zgjedhjet ne Shqiperi, te cilat do te kalojne per votim ne Kuvend. Bashkekryetari socialist i komisionit per reformen zgjedhore, Kastriot Islami, tha per gazeten se partite e medha do te depozitojne nje dokument te plote per reformen, pasi aleatet e tyre refuzojne bashkepunimin per kete ceshtje. "Ne si bashkekryetare te komisionit nuk na eshte dhene asnje draft nga partite e vogla per reformen. Si dhe nuk jemi lajmeruar per mbledhje. Po perpiqemi per konsensus, por nuk ka shenja pozitive", tha Islami, duke shtuar se keshtu PD-PS do te jene te detyruar te cojne te vetem variantin e tyre ne Kuvend per reformen zgjedhore. Por me te shpejte ne kohe jane treguar 10 partite e vogla parlamentare. Ne emer te tyre, Neritan Ceka tha dje per gazeten se dokumenti i tyre per reformen zgjedhore tashme i eshte dorezuar Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli. "Ne nuk kemi ndryshuar qendrim. Kerkojme sistem zgjedhor proporcional te personalizuar me lista te hapura e prag elektoral 2,5%", theksoi Ceka. Ai u shpreh se 10 partite do te mbledhin serish komisionin e reformes diten e hene, pa pranine e dy te medhenjve, Ilir Rusmali dhe Kastriot Islami, me te cilet Ceka theksoi se eshte nderprere komunikimi. "Do te mblidhemi t'i japim doren e fundit propozimeve, per t'ia lene seances", vijoi Ceka. Por, nje tjeter draft do i dorezohet Kryetares po keto dite nga PD-PS, per reformen zgjedhore. Islami u shpreh se ne kushtet e mungeses se bashkepunimit me aleatet ai se bashku me Ilir Rusmalin do te cojne variantin e tyre. Partite e medha, sipas Islamit, jane te mendimit se ne vend zgjedhjet duhet te zhvillohen sipas sistemit elektoral proporcional rajonal. Islami u shpreh se si PS ashtu edhe PD jane per nje sistem te tille qe te zhvillohet me lista te renditura e shume-emerore. Ky sistem prek partite e vogla, pasi parashikon rritje te pragut elektoral dhe per pasoje uljen e numrit te partive qe do te kene mundesi qe ne pas zgjedhjeve parlamentare te 2009-es te hyjne ne Parlament. Nese mes forcave politike do te vijoje te mos gjendet gjuha e perbashket per reformen atehere nuk mbetet gje tjeter qe dy variantet te kalojne per votim ne Kuvend. E prova e votes, i nxjerr automatikisht jashte loje te vegjlit, qe nuk mund te kene kurre votat e PD-PS. Dy bashkekryetaret do te mungojne serish ne mbledhjen e se henes, qe do te organizojne partite e vogla qe drejtohen nga Ceka. E sipas Islamit, dy bashkekryetaret mund te therrasin nje tjeter mbledhje diten e merkure. Sipas kesaj skeme, partive u mbeten vetem pak dite per t'u munduar edhe njehere te gjejne konsensus. Debatet per reformen zgjedhore, vijne ne nje kohe kur nuk na ndan as nje muaj nga zhvillimi i Samitit te Bukureshtit, ku vendi yne pret te marre ftesen per NATO. Nderkohe qe nga nderkombetaret eshte bere e qarte qe realizimi i reformes zgjedhore, si dhe asaj ne drejtesi jane kushte dhe pjese e detyrimeve qe duhen plotesuar per marrjen e fteses.
Ceka: Gati draftin per zgjedhjet
Dhjete partite e vogla politike i kane dorezuar Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, projektin e tyre per reformen zgjedhore. Neritan Ceka pohoi dje se partite do te mblidhen edhe njehere diten e hene e do te kerkojne votimin e paketes se tyre ne Kuvend. "E kemi depozituar ne protokoll keshtu qe cdo kush mund ta marre. Me dy bashkekryetaret e komisionit, Ilir Rusmali dhe Kastriot Islami, nuk kemi pasur asnje komunikim. Ne do te cojme per votim ne seance plenare paketen tone", tha Ceka. Aty kerkohet sistem zgjedhor proporcional i personalizuar me lista te hapura.
Haxhinasto: Proporcional i paster
"Levizja Socialiste per Integrim eshte partia e pare parlamentare, e cila ka hartuar nje platforme prej 15 faqesh lidhur me reformen zgjedhore qe ne vitin 2005. Platforme e cila u eshte bere me dije te gjithe institucioneve ne vend, duke filluar nga Presidenti, ne Kuvend e me radhe. LSI ka insistuar dhe do te vijoje te insistoje per vendosjen e nje sistemi zgjedhor, i cili fillimisht te eliminoje fenomenin e "Dushkut", te zgjidhe krizen e perfaqesimit te krijuar nga ky fenomen. Njekohesisht, LSI ka nenshkruar nje marreveshje me partite e tjera parlamentare, ku propozohet nje sitem proporcional te paster"
Demokratet, ende pa nje qendrim per reformen zgjedhore
PD: Te hapur per te negociuar
Zyrtaret e larte te Partise Demokratike nuk jane shprehur deri me sot per ceshtjen e reformes zgjedhore. Si Ilir Rusmali ashtu edhe Astrit Patozi kane deklaruar se jane te hapur te negociojne e diskutojne me aleatet e tyre per konsensus te reformes, por bisedime e aq me pak konsensus nuk ka. Nderkohe qe, funksionaret e selise blu jane treguar shume te kursyer ne deklaratat se per cfare sistemi zgjedhor jane, prag elektoral apo si duhet te jene listat. PD ka kundershtuar vetem faktin se eshte duke bere marreveshje me PS-ne per reformen zgjedhore. Por heshtja mbi qendrimin qe PD ka per sistemin ve ne dyshim diskutimet mes dy te medhenjve. Ashtu si Kastriot Islami edhe Rusmali mungoi ne mbledhjen e reformes zgjedhore, qe u zhvillua disa dite me pare vetem nga partite e vogla politike. Keshtu vihet ne pikepyetje dhe prezenca e Rusmalit ne mbledhjen e se henes se komisionit, e thirrur serish nga te vegjlit.
Propozimet PD-PS
Te aplikohet sistem proporcional rajonal zgjedhor, i cili te kryhet mbi bazen e qarqeve.
Zgjedhjet te zhvillohen me lista te renditura shume-emerore
Te pesoje rritje pragu elektoral per partite per te hyre ne Parlament.
Rritja mund te coje ne uljen e numrit te partive politike ne Parlament nga 12, ne 5-7 parti
Propozimet e 10 partive te vogla
Te aplikohet sistem proporcional i personalizuar zgjedhor qe te shmanget fenomeni i "Dushkut"
Votimi te zhvillohet me nje raund bazuar ne lista te hapura
Pragu elektoral per partite qe hyjne ne Parlament te jete 2,5% te votave
Pas perllogaritjes perfundimtare te mandateve ne nivel kombetar te kete nje perputhje te plote te perqindjes se mandateve ne Kuvend