Nismat, ja çfarë kërkon PS nga mazhoranca
Autori i Lajmit: S. Topi
Opozita shqiptare dorëzon në Kuvend dy kërkesat e saj për hetimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit si dhe për ndryshimin e ligjit për “organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore”. Në kërkesën e firmosur nga deputetët socialistë i kërkohet Kryetares së Kuvendit që në përputhje me nenin 77, pika 2 e Kushtetutës të ngrihet një Komision Parlamentar Hetimor, për të hetuar shkeljet e ligjit të ndodhura gjatë përgatitjes dhe zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009. Përmbajtja e objektit të hetimit parlamentar ka lidhje me çështje të tilla si mungesa e zbatimit të ligjit në lidhje me procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave, procesin e parregullt të votimit në qendrat e votimit, mangësitë e konstatuara në përdorimin e teknologjisë etj. Por ajo çka përbën dhe pjesën më të rëndësishme në këtë vendim të propozuar është pikërisht neni tre i tij, ku saktësohet se objekti i veprimtarisë së komisionit është i pakushtëzuar për sa u përket materialeve që do të shqyrtojë duke krijuar mundësinë në këtë mënyrë që të hapen kutitë e votimit. Socialistët i kujtojnë Kryetares së Kuvendit se janë në përputhje edhe me rekomandimet e delegacionit të KE, i ardhur për të negociuar në lidhje me krizën politike në vend si dhe veçanërisht në zbatim të Rezolutës 1709 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku i bëhet thirrje mazhorancës “të ngrejë pa humbur kohë komisionin hetimor parlamentar në lidhje me zgjedhjet e 28 Qershorit 2009 duke i dhënë shumicën e anëtareve të komisionit hetimor opozitës parlamentare”. Grupi propozues ka paraqitur edhe projektvendimin përkatës për objektin e punës, modalitetet dhe përbërjen e komisionit hetimor parlamentar. Ndërsa projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8891, datë 02.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit” është një nismë legjislative, e cila synon ngritjen e një komisioni parlamentar të posaçëm, të kryesuar dhe me shumicën e anëtarëve nga opozita, që do të hetojë mbi dyshimet në lidhje me shkeljet e ligjeve dhe akteve nënligjore që rregullojnë procesin zgjedhor, parregullsitë në procesin e numërimit, shpërdorimin e pasurive publike dhe angazhimin e detyruar të punonjësve të administratës publike për fushatat zgjedhore, etj.
Vendimi për zgjedhjet
PS propozon të ngrihet Komisioni Hetimor Parlamentar i Kuvendit për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për të realizuar transparencën e plotë të procesit të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 28 qershor 2009. “Objekti i punës së Komisionit Hetimor Parlamentar është hetimi i akuzave dhe dyshimeve publike të ngritura nga partitë politike si dhe vëzhguesit vendas e ndërkombëtarë për moszbatim të legjislacionit në lidhje me procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave në VNV-të; hetimi i dyshimeve dhe akuzave të ngritura nga partitë politike si dhe vëzhguesit vendas e ndërkombëtarë për proces të parregullt votimi në qendrat e votimit; hetimin e veprimtarisë së administratës së KQZ në lidhje me dështimin apo mangësitë e shfaqura në përdorimin e teknologjisë mbështetëse të monitorimit në procesin e numërimit të votave; hetimi i akuzave publike për përdorim të mjeteve publike si dhe të administratës publike të çdo niveli, në favor të subjekteve të caktuara zgjedhore; hetimi i akuzave për presione të ushtruara për largim, transferim apo ulje në detyrë të punonjësve në administratën qendrore, lokale apo të çdo enti publik, për shkaqe që lidhen me fushatën zgjedhore, të kryera gjatë periudhës 29 maj - 28 qershor 2009 si dhe periudhën vijuese pas saj; hetimin e rasteve të dhënies në kundërshtim me ligjin të lejeve të përkohshme për personat e dënuar apo duke vuajtur masën e sigurisë arrest me burg, nga administrata e burgjeve gjatë periudhës 29 maj - 28 qershor 2009; çdo shkelje tjetër që lidhet me procesin zgjedhor dhe që do të rezultojë gjatë hetimit”, - thuhet në pikën dy të këtij vendimi. Ndërsa pika tre e tij krijon mundësinë për hapjen e kutive të votimit. “Hetimi i shkeljeve, objekt i veprimtarisë së këtij komisioni, është i pakufizuar për sa i përket natyrës së materialeve, dokumenteve apo provave që kërkohen të administrohen nga organet përgjegjëse. Procesi i hetimit, përveç dokumenteve apo provave të tjera që parashikon ligji në fuqi, do të përfshijë edhe këqyrjen dhe administrimin e materialeve zgjedhore dhe fletëve të votimit që ndodhen në kutitë e votimit nën administrimin e KQZ-së”, - thuhet në pikën 3. Pas punës së Komisionit, PS parashikon paraqitjen e një raporti në Kuvend, në mënyrë që të nxirren përgjegjësitë institucionale, por dhe të bëhen ndryshimet e duhura ligjore për të mos u përsëritur të tilla fenomene. PS parashikon që komisioni Hetimor Parlamentar të përbëhet nga 15 anëtarë, shumica e të cilëve i përket partisë më të madhe të opozitës, që ka edhe kryesimin e komisionit. Afati i Komisionit nuk mund të jetë më pak se 5 muaj dhe më shumë se 24.
III. Hetimi i shkeljeve, objekt i veprimtarisë së këtij komisioni, është i pakufizuar për sa i përket natyrës së materialeve, dokumenteve apo provave që kërkohen të administrohen nga organet përgjegjëse. Procesi i hetimit, përveç dokumenteve apo provave të tjera që parashikon ligji në fuqi, do të përfshijë edhe këqyrjen dhe administrimin e materialeve zgjedhore dhe fletëve të votimit që ndodhen në kutitë e votimit nën administrimin e KQZ-së
Ky lajm është publikuar: 26/02/2010