E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: PD kërkon mbylljen e Gërdecit

 

Deputeti i PS-së, Taulant Balla duke kundërshtuar ligjin e spiunëve u shpreh se “Ligji ‘Për pastrimin e figurave’ bëhet për të mbyllur çështjen e Gërdecit, çështjen Fazlliç dhe “Basha”, tre ngjarjet më të nxehta, që implikojnë qeveritarët”. Ai është ndalur më gjatë në çështjen e Gërdecit. Sipas tij, pas 10 muajsh kërkohet të mbyllet hetimi për këtë tragjedi, e cila mori 26 jetë njerëzish, rrafshoi dhe hoqi nga harta e Shqipërisë një fshat të tërë, si dhe dëmtoi qindra biznese të pafajshme. “Duhet të zhdukim prokurorët dhe gjykatësit, ka dhënë urdhër Sali Berisha. Dhe ky urdhër ka një arsye. Hetimet për tragjedinë e Gërdecit, duket se kanë shkuar përtej ish-ministrit të Mbrojtjes, kanë implikuar ministra të tjerë, por edhe Berishën. Duhet zhdukur Prokurori i çështjes së Gërdecit, sepse hetimi për këtë çështje po nxjerr fajtorët e vërtetë”, u shpreh deputeti socialist. Balla tha se sipas listave më i dëmshpërblyeri i tragjedisë së Gërdecit rezulton kryetari i Bashkisë së Vorës dhe aspak banorët e fshatrave, që u dëmtuan duke lënë pas dhe viktima.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›