Lezhë, pritej të përurohej, tritol ambulancës
Një sasi eksplozivi i është vënë mbrëmë në mesnatë një qendre shëndetësore në fshatit Kodër të komunës Dajc në qytetin e Lezhës. Qendra shëndetësore, aq e kërkuar nga banorët e zonës ishte pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme, dhe përurimi i saj do të bëhej pas dy javësh. Policia thotë se persona ende të paidentifikuar i kanë vënë eksplozivin qendrës shëndetësore në mesnatë. Dyer, dritare, mure dhe pajisje të kushtueshme që ishin vendosur në këtë Ambulancë janë shkatërruar dhe vlera e dëmit është e konsiderueshme. Policia është vënë në kërkim të aurotëve të shpërthimit si dhe po bën vlerësimin monetar të dëmit