Balla: Pa kartat e identitetit, nuk ka zgjedhje në Shqipëri
Pa pajisjen me karta të shtetasve shqiptarë
nuk do të ketë zgjedhje. Ky ishte
paralajmërimi i djeshëm i lëshuar nga
kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme
pranë PS-së, Taulant Balla. Sipas tij, procesi i
shumëpritur dhe tejet i vonuar i shpërndarjes
së kartave të identitetit dështoi që në ditën e
parë, sepse sistemi u bllokua brenda tri orëve
të para dhe qytetarët nevojtarë u shtynë në
radha. "Sot Sali Berisha na tregoi se ‘kjo ishte
loja‘, duke e cilësuar atë si një provë, por në
fakt ai vazhdon të tallet me shqiptarët", tha
Balla. Për këtë qëllim, vijoi ai, është i rëndësishëm
prioritizimi i pajisjes me karta identiteti
të qytetarëve pa pasaporta të vlefshme për
votim. "Një Kryeministër i përgjegjshëm duhet
të miratonte vendimin e Këshillit të Ministrave
për subvencionin e letërnjoftimit për kategoritë
e veçanta, para se të niste procesi", theksoi Balla.
Ai ngulmoi se në këtë proces kaq të rëndësishëm
për vendin, gjithçka i është lënë rastësisë
dhe konfuzionit qëllimisht. "Sali Berisha
duhet ta ketë të qartë se pa pajisjen me karta
identiteti të të gjithë qytetarëve, nuk ka
zgjedhje në Shqipëri", nënvizoi Balla.