KLD do të zgjedhë gjyqtarët
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka fillu
an punën për të zgjedhur
Kolegjin Zgjedhor. Disa orë pas
hyrjes në fuqi të ligjit "Kodi Zgjedhor
i Republikës së Shqipërisë",
Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i lind
detyrimi të organizojë procedurën e
hedhjes së shortit për përzgjedhjen
e tetë gjyqtarëve që do të jenë
anëtarë të Kolegjit Zgjedhor të
Gjykatës së Apelit, Tiranë. "Kolegji
Zgjedhor ka si detyrë funksionale të
tij, shqyrtimin e ankimeve të subjekteve
zgjedhore ndaj vendimeve të
dhëna Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve. Njëkohësisht, ky kolegj,
shqyrton edhe ankimet e paraqitura
nga individët apo partitë politike,
të cilave u është refuzuar kërkesa
për t‘u regjistruar si subjekt zgjedhor",
deklaron KLD-ja. Sipas dispozitës
së lartpërmendur, brenda 5
ditëve, nga dekretimi i datës së
zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës,
hidhet shorti i përzgjedhjes së
gjyqtarëve, anëtarë të Kolegjit
Zgjedhor. Hedhja e shortit organizohet
nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë,
duke e bërë përzgjedhjen nëpërmjet
të gjithë gjyqtarëve të gjykatave
të Apelit të Republikës së Shqipërisë.
Ndërkohë, brenda 48 orëve nga
dalja e dekretit të Presidentit të Republikës
për përcaktimin e datës së
zgjedhjeve, këshilli informon për
listën e gjyqtarëve që do të përfshihen
në short, dy partitë parlamentare
të shumicës dhe dy partitë parlamentare
të opozitës që kanë numrin
më të madh të mandateve në
Kuvend, si edhe shpall publikisht e
boton në të paktën tri gazeta me tirazhin
më të madh, datën, orën dhe
vendin ku do të hidhet shorti. Në
procesin e përzgjedhjes me short,
merr pjesë publiku, përfaqësuesit e
partive politike, koalicionet dhe
media. Pas nxjerrjes së tetë emrave
nga kutia, secili nga përfaqësuesit e
dy partive të pozitës dhe dy partive
të opozitës me numrin më të madh
të mandateve në Kuvend, ka të
drejtë të përjashtojë një prej tetë
emrave të nxjerrë nga kutia e shortit,
duke mos pasur të drejtën e
kundërshtimit asnjë nga partitë e
tjera. Kërkesa për përjashtim përmban
vetëm emrin e gjyqtarit, pa përmendur
shkaqet e përjashtimit dhe
është procedurë e fshehtë. Këshilli i
Lartë i Drejtësisë, kur konstaton rastin
e përjashtimit, brenda një ore nga
shorti i parë, organizon një hedhje
të dytë të shortit, për të zëvendësuar
emrat e përjashtuar nga partitë politike.
Tetë emrat që mbeten përbëjnë
Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së
Apelit, Tiranë dhe menjëherë delegohen
në këtë detyrë nga Këshilli i
Lartë i Drejtësisë. Brenda 24 orëve
nga përzgjedhja me short, të tetë
anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, në një
ceremoni publike, në prani të
Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe
nën drejtimin e Presidentit të Republikës
bëjnë betimin. KLD-ja i ka
kërkuar informacion Kuvendit të
Republikës së Shqipërisë mbi dy
partitë e pozitës dhe dy partitë e
opozitës me numrin më të madh të
mandateve në Kuvend.
an punën për të zgjedhur
Kolegjin Zgjedhor. Disa orë pas
hyrjes në fuqi të ligjit "Kodi Zgjedhor
i Republikës së Shqipërisë",
Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i lind
detyrimi të organizojë procedurën e
hedhjes së shortit për përzgjedhjen
e tetë gjyqtarëve që do të jenë
anëtarë të Kolegjit Zgjedhor të
Gjykatës së Apelit, Tiranë. "Kolegji
Zgjedhor ka si detyrë funksionale të
tij, shqyrtimin e ankimeve të subjekteve
zgjedhore ndaj vendimeve të
dhëna Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve. Njëkohësisht, ky kolegj,
shqyrton edhe ankimet e paraqitura
nga individët apo partitë politike,
të cilave u është refuzuar kërkesa
për t‘u regjistruar si subjekt zgjedhor",
deklaron KLD-ja. Sipas dispozitës
së lartpërmendur, brenda 5
ditëve, nga dekretimi i datës së
zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës,
hidhet shorti i përzgjedhjes së
gjyqtarëve, anëtarë të Kolegjit
Zgjedhor. Hedhja e shortit organizohet
nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë,
duke e bërë përzgjedhjen nëpërmjet
të gjithë gjyqtarëve të gjykatave
të Apelit të Republikës së Shqipërisë.
Ndërkohë, brenda 48 orëve nga
dalja e dekretit të Presidentit të Republikës
për përcaktimin e datës së
zgjedhjeve, këshilli informon për
listën e gjyqtarëve që do të përfshihen
në short, dy partitë parlamentare
të shumicës dhe dy partitë parlamentare
të opozitës që kanë numrin
më të madh të mandateve në
Kuvend, si edhe shpall publikisht e
boton në të paktën tri gazeta me tirazhin
më të madh, datën, orën dhe
vendin ku do të hidhet shorti. Në
procesin e përzgjedhjes me short,
merr pjesë publiku, përfaqësuesit e
partive politike, koalicionet dhe
media. Pas nxjerrjes së tetë emrave
nga kutia, secili nga përfaqësuesit e
dy partive të pozitës dhe dy partive
të opozitës me numrin më të madh
të mandateve në Kuvend, ka të
drejtë të përjashtojë një prej tetë
emrave të nxjerrë nga kutia e shortit,
duke mos pasur të drejtën e
kundërshtimit asnjë nga partitë e
tjera. Kërkesa për përjashtim përmban
vetëm emrin e gjyqtarit, pa përmendur
shkaqet e përjashtimit dhe
është procedurë e fshehtë. Këshilli i
Lartë i Drejtësisë, kur konstaton rastin
e përjashtimit, brenda një ore nga
shorti i parë, organizon një hedhje
të dytë të shortit, për të zëvendësuar
emrat e përjashtuar nga partitë politike.
Tetë emrat që mbeten përbëjnë
Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së
Apelit, Tiranë dhe menjëherë delegohen
në këtë detyrë nga Këshilli i
Lartë i Drejtësisë. Brenda 24 orëve
nga përzgjedhja me short, të tetë
anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, në një
ceremoni publike, në prani të
Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe
nën drejtimin e Presidentit të Republikës
bëjnë betimin. KLD-ja i ka
kërkuar informacion Kuvendit të
Republikës së Shqipërisë mbi dy
partitë e pozitës dhe dy partitë e
opozitës me numrin më të madh të
mandateve në Kuvend.