Topi: Detyrat e "Berishës"
Kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi, i ka
kërkuar qeverisë që t‘i japë prova
bindëse Bashkimit Evropian se po
plotëson angazhimet e kërkuara dhe reformat
e domosdoshme. Duke folur në fjalimin
e përvitshëm para Trupit Diplomatik, Presidenti
i Republikës ka renditur detyrat që
duhet të plotësojë qeveria, të cilat janë:
Funksionimi i shtetit të së drejtës, rregullimi
i drejtë i raportit pronë, pronar dhe pronësi,
thellimi i luftës kundër korrupsionit, respektimi
i pavarësisë së institucioneve kushtetuese,
realizimi i reformave në drejtësi për
shtetasit dhe jo shtetarët, konsolidimi i lirisë
së medias dhe së fundi zhvillimi i zgjedhjeve
të lira, të ndershme dhe të pakontestueshme.
Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit ka
theksuar se viti që sapo kaloi ka pasur zhvillime
shumë dinamike në marrëdhëniet
ndërkombëtare, në planin global, rajonal,
shumëpalësh apo dypalësh. Këto zhvillime,
tha Topi, kanë ndikuar edhe në vendin tonë.
Duke u ndalur më konkretisht, Presidenti ka
vlerësuar unifikimin dhe konsensusin e
brendshëm politik ndaj çështjeve thelbësore
të politikës së jashtme. Sipas Topit, politika
shqiptare është bashkuar njëzëri kur ka
qenë fjala për anëtarësimin në NATO,
anëtarësimi në BE, qëndrimi ndaj Kosovës
dhe politika e bashkëpunimit rajonal. Por jo
vetëm kaq, tha Topi, ky qëndrim mbetet në
harmoni me qëndrimet dhe politikat e
vendeve mike dhe strategjike të Shqipërisë,
duke krijuar një partneritet të qëndrueshëm
dhe afatgjatë. Kjo simbiozë, tha
më tej kreu i shteti shqiptar, përbën çelësin
e ngjarjeve e të sukseseve të vitit, që kaloi
dhe premisën për të përballuar, përsëri së
bashku, sfidat e vitit që po fillon. Presidenti
Topi para trupit diplomatik të akredituar në
vendin tonë, ka falënderuar të gjithë vendet
të cilat kanë mbështetur dhe inkurajuar
Shqipërinë për të prekur aspiratën e saj euroatlantike
në Samitin e NATO-s, më 3 prill
në Bukuresht! "Ne shpresojmë dhe besojmë
se procesi i ratifikimit të protokolleve dypalëshe
të anëtarësimit nga vendet e Aleancës
do të përfundojë në kohë për të festuar së
bashku rëndësinë rajonale dhe globale të
këtij vendimi. Anëtarësimi i plotë në Samitin
e ardhshëm të NATO-s e ngarkon Shqipërinë
me përgjegjësi të reja rajonale e globale",
është shprehur Presidenti Topi. Duke theksuar
se politika rajonale bashkëpunuese e
Shqipërisë do të vazhdojë të luajë rolin e saj
moderator ndaj proceseve integruese të nisura
tashmë.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti ka sjellë në
vëmendje edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve
tanë brenda hapësirës rajonale duke e vlerësuar
këtë jo vetëm si domosdoshmëri në interes
të bashkëpunimit dhe të ndërtimit të
një tregu të lirë dhe pa pengesa administrative,
por edhe si hap prove ndaj procesit liberalizues,
të nisur tashmë, në raport me vendet
e shengenit. Duke u ndalur te zhvillimet
kryesore që priten të realizohen gjatë këtij
viti, Topi ka theksuar se viti 2009 është shumë
i rëndësishëm për Shqipërinë. Pasi pritet të
përmbyllet procesi i ratifikimit të Marrëveshjes
së Stabilizim-Asocimit. Shqipëria
duhet të përgatitet për të kërkuar statusin e
vendit kandidat për anëtarësim në BE, por
për të realizuar këtë, tha Topi, duhen prova
bindëse ndaj Brukselit. Sipas tij, ato janë
"përmbushja e standardeve demokratike në
të gjitha fushat në Shqipëri. Funksionimi i
shtetit të së drejtës, rregullimi i drejtë i raportit
pronë, pronar dhe pronësi, thellimi i luftës
kundër korrupsionit, respektimi i pavarësisë
së institucioneve kushtetuese, realizimi i reformave
në drejtësi për shtetasit dhe jo shtetarët,
konsolidimi i lirisë së medias dhe së
fundi zhvillimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme
dhe të pakontestueshme". Gjithashtu,
gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit ka vlerësuar
edhe suksesin arritur në Kosovë, e cila
fitoi pavarësinë e saj.
Basha, përkrah Presidentit me ambasadorët
Në pritjen e djeshme të organizuar nga Presidenti në Pallatin e Brigadave
kanë marrë pjesë të gjithë ambasadorët dhe përfaqësuesit e
trupave diplomatikë, të cilët janë të akredituar në vendin tonë. Ndërsa
nga qeveria, ashtu siç e kërkon protokolli ka qenë i pranishëm
edhe ministri i Jashtëm, Lulzim Basha.
Ligji i "spiunëve" hyn në fuqi me "heshtjen" e kreut të shtetit
Ligji për "dosjet" hyn në fuqi pa
firmën e Presidentit të Repub
likës, Bamir Topi. Kreu i shtetit,
ndryshe nga herët e tjera ka zgjedhur
heshtjen për të dhënë "ok" për një
ligj shumë të debatuar. Në fund të
çdo limiti që i jep Kushtetuta për të
dekretuar ligjet e miratuara në Kuvend,
kreu i shtetit ka preferuar që dje
të dekretojë 6 ligje të miratuara në
seancën e fundit parlamentare në
sesionin e shkuar, por në këtë listë
mungon ligji për dosjet. Burime
jozyrtare nga Presidenca, bëjnë të
ditur se tashmë edhe ky ligj ka hyrë
në fuqi, por i vetmi ndryshim është
se do të kalojë pa firmën e Presidentit
të Republikës. Ligji për dosjet ka
qenë ndër më të debatuarit gjatë
këtyre katër viteve qeverisje nga
mazhoranca. Debat i cili ka nisur tre
vjet më parë dhe ende nuk është e
sigurt nëse do të reshtë, pasi
mazhoranca e miratoi këtë ligj të
rëndësishëm pa miratimin e
opozitës dhe mbi të gjitha pa miratimin
e faktorit ndërkombëtar, i cili
nëpërmjet ambasadës amerikane,
OSBE-së dhe KE-së ka deklaruar se
ky ligj në formën që u miratua nuk
është i drejtë. Ambasadori amerikan
në vendin tonë, i OSBE dhe i KE-së i
kanë bërë thirrje mazhorancës që ta
tërhiqte ligjin nga Kuvendi për t‘i
bërë ndryshimet e kërkuara nga
opozita dhe grupet e interesit. Thirrje
e cila ra në vesh të shurdhër, pasi
Kryeministri dhe Kryetarja e Kuvendit
e miratuan ligjin ashtu siç e kishte
hartuar Komisioni i Ligjeve. Duke
"ngrirë" disi marrëdhëniet mes
qeverisë dhe ndërkombëtarëve. Po
kështu, pas miratimit të ligjit në Kuvend,
mazhoranca nuk heshti, ajo
nëpërmjet studentëve dhe disa
shoqatave të të përndjekurve politikë
pranë PD-së, por edhe deputetëve
të saj i ka bërë presion kreut
të shtetit për dy javë me radhë që të
dekretojë ligjin për dosjet. Presion të
cilit pak ditë më parë kreu i shteti
vendosi t‘i kthente një përgjigje të
tërthortë. Sipas Presidentit, për
ligjin e dosjeve kanë folur ata që
duhet të heshtin. Ndërsa në takimin
me të shoqatën e të përndjekurve
dhe të burgosurve politikë, kreu i
shtetit u njoh me kërkesën e tyre për
të mos e dekretuar këtë ligj, pasi ata
kishin rezervat e tyre dhe konkretisht
me nenin 4 të tij, i cili ka përjashtuar
nga papajtueshmëritë e funksioneve
publike kategori të tjera
funksionarësh të lartë si ministrat,
drejtuesit e institucioneve të tjera
të larta politike apo shtetërore, sekretarët
e partisë dhe zyrtarët e lartë
të aparatit të Komitetit Qendror.
Gjatë takimit me Presidentin, drejtuesit
e dy shoqatave u shprehën
për nevojën e zgjerimit të hapësirës
së ligjit për pastërtinë e figurës së
funksionarëve të administratës
publike edhe për bashkëpunëtorët
e agjenturave të huaja. Për të
shmangur gjithë këtë debat dhe
ndoshta për të mos mbajtur mbi
shpinë një ligj të pakonsoliduar,
Presidenti Topi ka zgjedhur rrugën
më të lehtë, atë të hyrjes në fuqi pa
firmën e tij, e drejtë kjo që i jepet në
Kushtetutën e vendit.
Më 28 qershor, shqiptarët do t‘u drejtohen kutive të votimit
Presidenti Topi dekreton datën e zgjedhjeve
Më 28 qershor të këtij viti
shqiptarët do t‘u drejto
hen kutive të votimit, për
të zgjedhur Parlamentin e ri. Presidenti
i Republikës, Bamir Topi, me
të drejtat që i jep Kushtetuta, i ka
dhënë fund dje dilemës se kur do
të votojnë shqiptarët. Një ditë para
se të përfundonte afati i përcaktuar
nga Kodi i ri Zgjedhor, i cili i linte
dy javë kohë kreut të shtetit të caktonte
datën e zgjedhjeve, Presidenti
Topi bazuar në nenin 92,
pika "gj" e Kushtetutës dhe nenin
184 të Kodit Zgjedhor të miratuar
nga Kuvendi në datë 29.12.2008,
ka vendosur që zgjedhjet e
përgjithshme për Kuvendin e
Republikës së Shqipërisë të
mbahen ditën e diel, në datë 28
qershor 2009. Ky lajm bëhet i ditur
për mediat dhe opinionin
publik nga faqja zyrtare e Presidencës.
Tashmë, pas përcaktimit
të datës së zgjedhjeve kuvendi
duhet të nisë punën për plotësimin
e infrastrukturës zgjedhore.
Punë e cila duhet të nisë
nga rikompozimi i KQZ-së, sepse
me caktimin e datës së re të
zgjedhjeve sipas Kodit të ri Zgjedhor,
Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve, i cili ka funksionuar
deri më tani pushon së ekzistuari.
Këto zgjedhje do të serviren
krejt ndryshe nga sa ka ndodhur
këto 18 vjet në vendin tonë. Pasi
shqiptarët nuk do të mund të votojnë
më për kandidatët e
veçantë dhe për partitë politike
ashtu siç kanë bërë deri më tani
pra me dy fletë votimi, por krejt
ndryshe. Në zgjedhjet e 28 qershorit
2009, shqiptarët do të kenë
mundësi të votojnë vetëm për
partitë politike duke pasuar parasysh
dhe listën e kandidatëve për
deputetë, e cila do të hartohet nga
kryetari i çdo partie. Ndërsa në
kod nuk ka ndryshuar koha e realizmit
të fushatës zgjedhore, ajo
ashtu si edhe vitet e tjera do të zgjasë
30 ditë, duke nisur zyrtarisht
me 28 maj dhe duke përfunduar
24 orë para çeljes së kutive të
votimit. Por kjo nuk do të thotë se
fushata realisht do të nisë më 28
maj, sepse pa frikë mund të thuhet
se fushata elektorale tashmë
ka nisur dhe në ditët në vazhdim
pra tani që dihet edhe data e
zgjedhjeve fushata pritet të intensifikohet.
Aktualisht, partitë
politike janë përfshirë në një fushatë
mediatike duke mos i kursyer
akuzat dhe kritikat ndaj tyre
nëpërmjet ekraneve të televizioneve.
Fushatë e cila më pas
pritet të zbresë në bazë duke
takuar qytetarët nga ana e
opozitës dhe duke prerë shiritat
e ndërtimeve të rrugëve dhe objekteve
të tjera publike, të cilat
për fat të shqiptarëve u bie të
nisin punën pikërisht pak muaj
para çeljes së fushatës elektorale.
Zgjedhjet parlamentare të
28 qershorit janë shumë të rëndësishme
për ecurinë e integrimit
të vendit në Bashkimin Evropian.
Komuniteti ndërkombëtar i
ka vënë kusht Shqipërisë që votimet
për Parlamentin e ri duhet
të jenë të ndershme, të lira dhe
në përputhje të plotë me të gjitha
standardet ndërkombëtare.
Brenda datës 20 maj, partitë depozitojnë listat e kandidatëve
Në nenin 181 thuhet se Ku
vendi, 30 ditë nga data e
dekretimit të këtij ligji ose
nga shpallja e tij, sipas pikës 2 të
nenit 84 të Kushtetutës, zgjedh
anëtarët e KQZ-së sipas nenit 14
të këtij Kodi. Betimi i tyre kryhet
jo më vonë sesa 24 orë nga dita e
zgjedhjes. E thënë ndryshe, Kuvendi
do të caktojë shtatë
anëtarët e rinj, brenda datës 14
shkurt. Jo më vonë se 4 muaj para
datës së fillimit të periudhës
zgjedhore që i paraprin fundit të
mandatit të Kuvendit, Drejtoria
e Gjendjes Civile i dërgon KQZsë
numrin e përgjithshëm të shtetasve,
si dhe numrin e shtetasve
për çdo qark, bazuar në
regjistrin kombëtar të gjendjes
civile. Kjo etapë duhet të kryhet
brenda datës 28 të muajit janar
dhe jo më vonë se 15 ditë nga
marrja e të dhënave, KQZ kryen
llogaritjen për caktimin e mandateve
për çdo zonë zgjedhore
dhe ia dërgon menjëherë Kuvendit. Në zgjedhjet për Kuvendin
të vitit 2009, zgjedhësit mund të
votojnë edhe me pasaporta të
vlefshme, të lëshuara sipas Ligjit
nr.8663 datë 23.11.2000 "Për pajisjen
e shtetasve shqiptarë me
pasaporta për jashtë shtetit".
Ngarkohet Këshilli i Ministrave të
nxjerrë aktet nënligjore që bëjnë
të mundur pajisjen me përparësi
me karta identiteti të zgjedhësve
që nuk disponojnë pasaporta të
vlefshme sipas këtij neni. Lista e
shtetasve në fjalë, i dorëzohet
KQZ-së. Ministria e Brendshme
informon në mënyrë periodike, jo
më pak se një herë në muaj, KQZnë,
në lidhje me ecurinë e procesit
të pajisjes së shtetasve me karta
identiteti. Vendimi për ngritjen
e Komisioneve të Zonave të Administrimit
Zgjedhor (KZAZ) merret
nga KQZ jo më vonë se 90 ditë
para ditës së zgjedhjeve, pra
brenda 28 marsit. Partitë politike
propozojnë kandidaturat përkatëse
për anëtar të KZAZ-së jo
më vonë se 20 ditë para afatit.
Anëtarët dhe sekretari i KQV-së
emërohen vetëm për periudhën
e zgjedhjeve. Propozimet për
anëtarë dhe sekretar të KQV-së
bëhen jo më vonë se 45 ditë para
ditës së zgjedhjeve, pra jo më
vonë se deri në 15 maj. Lista përfundimtare
e zgjedhësve me përbërësit
e plotë i dërgohet e printuar,
jo më vonë se 30 ditë para
datës së zgjedhjeve KZAZ-ve në
tre formate.