E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Zyrat e aplikimit, të hapura 12 orë

Kreu i qeverisë, Sali Berisha, shpërthen me
kritika për ministrin e Brendshëm, Bujar
Nishani, për procesin e ndarjes së kartave
të identitetit. Gjatë mbledhjes së qeverisë, Kryeministri,
duke iu drejtuar kreut të Ministrisë së
Brendshme, Bujar Nishanit, i kërkoi të respektohet
orari që është vendosur për zyrat ku aplikohet
për kartën e identitetit. Kryeministri bëri me dije
se në disa zyra të gjendjes civile ka pasur raste ku
puna është ndërprerë përpara 12-orarëshit që
është përcaktuar për të mundësuar shpërndarjen
sa më të shpejtë të kartave dhe i kërkoi ministrit
të Brendshëm që kjo të mos përsëritet më.
Problemi i parë doli me shpërndarjen e kuponëve,
por ajo cilësohet si e justifikuar nga ana e qeverisë,
pasi ishte një provë. Pas ditës së premte, kompania
ka marrë përsipër të sjellë sasinë totale
të kuponëve. Një problem tjetër është orari i qendrave
të aplikimit, pasi qytetarët që kanë shkuar
pas punës për të aplikuar për dokumentet, i kanë
gjetur zyrat të mbyllura. "E kuptoj që ata bëjnë
një punë të lodhshme, të pandërprerë dhe që
kërkon përqendrim, por, zoti ministër i
Brendshëm, duhet të ngarkoni një Task Force për
të ushtruar kontroll të përgjithshëm".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›