E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca dhe opozita japin "OK" për Laukën

Diplomati Islam Lauka ka
marrë miratimin e Komisionit
të Jashtëm Parlamentar.
Në mbledhjen e djeshme, deputetët
e opozitës dhe të
mazhorancës, anëtarë të këtij
komisioni, kanë dhënë votat e
tyre pro kandidaturës së
qeverisë për të emëruar ambasador
në Kosovë Islam
Laukën. Në mbledhjen e
djeshme, Komisioni i Jashtëm
ka zhvilluar një seancë dëgjimore
me kandidatin për ambasador
në Kosovë, Islam Lauka,
i cili gjatë fjalës së tij ka
premtuar se do të jetë zëri i
qeverisë shqiptare në Prishtinë
në mbështetje të plotë të
pavarësisë. Vlerësime për kandidaturën
e Islam Laukës
kanë ardhur edhe nga deputetët
e opozitës, Dade dhe
Islami. Gjatë fjalës së saj, Dade
ka shprehur vlerësime pozitive
në emër të opozitës për
kandidaturën e Laukës, duke
theksuar se ishte një kënaqësi
e veçantë që një personalitet
si Lauka do të përfaqësojë Shqipërinë
në Kosovë. Ndërsa
Islami, duke vlerësuar kandidaturën
e Laukës, tha se kjo
seancë dëgjimore është
shumë e vonuar, sipas tij, emri
i ambasadorit shqiptar për
Kosovën duhet të ishte dekretuar
kohë më parë dhe jo një
vit pas shpalljes së pavarësisë
së Kosovës. Po kështu,
vlerësime maksimale kandidatura
e Laukës ka marrë edhe
nga kryetari i Komisionit të Jashtëm,
deputeti i PD-së, Preç
Zogaj. Tashmë për të marrë
emërimin përfundimtar që
Lauka të niset drejt Kosovës,
pritet dekretimi i Presidentit të
Republikës, i cili gjatë vizitës së
tij në Kosovë pak ditë më parë
konfirmoi se do ta dekretojë
emrin sapo ai të paraqitet nga
qeveria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›