Vendoset kompensimi për çmimin e letërnjoftimeve
Këshilli i Ministrave vendos
në dispozicion 500
milionë lekë për kompensimin
65-70% të
tarifës për shtresat në nevojë dhe
studentët, 56% për pensionistët
dhe 30% për administratën. Me
tarifat e miratuara, studentët
dhe shtresat në nevojë do të
paguajnë 500 lekë, pensionistët
800 lekë dhe punonjësit e administratës
1 mijë lekë.
Kryeministri Berisha bëri të
ditur se nga ky vendim do të përfitojnë
punonjësit e administratës,
pensionistët, qytetarët në
ndihmë ekonomike dhe studentët.
Kryeministri Berisha tha
se kuponi për letërnjoftimin do
të ketë të njëjtën vlerë, por qeveria
do të kompensojë një pjesë të
pagesës për kategoritë e mësipërme.
"Nuk do të mund të
prodhohen kuponë me vlera të
ndryshme, pasi kjo do të komplikonte
skemën e shpërndarjes
së tyre", tha ai.
Kategoritë e
kompensimit
Kryeministri Berisha bëri të ditur
edhe masën e kompensimit
për çdo kategori. Punonjësit e administratës
do ta marrin letërnjoftimin
me vlerën 1 mijë lekë,
ndërsa 200 lekë do t‘i marrin nga
fondi i kompensimit, pra, do të
kompensohen për 30 për qind të
vlerës. Pensionistët do ta marrin
letërnjoftimin me vlerën 800 lekë
dhe do të kompensohen me
vlerën e 400 lekëve, pra, me rreth
56 për qind të çmimit. Studentët
me vlerën prej 500 lekësh, pra do
të kompensohen për rreth 65-70
për qind të çmimit.
Qytetarët në ndihmë ekonomike
do ta marrin letërnjoftimin
me vlerën 500 lekë, duke u kompensuar
për rreth 65-70 për
qind të çmimit. Kryeministri Berisha
tha se procesi për pajisjen
me letërnjoftim dhe pasaporta
biometrike të qytetarëve ka një
fillim shumë të mbarë dhe ecuria
e tij do të monitorohet në çdo
moment. "Procesi ka një fillim
shumë të mbarë dhe duhet të
monitorohet në çdo moment për
të pasur zhdërvjelltësinë e duhur",
u shpreh ai.
Kryeministri Berisha përshëndeti
gatishmërinë e dëshmuar nga
qytetarët shqiptarë për pajisjen
me dokumentet e reja të identifikimit.
"Deri tani rezulton se vullneti
i qytetarëve është shumë i
madh për t‘u pajisur me letërnjoftime
të reja dhe pasaporta biometrike,
pasi ata duan të shkëputen
nga dokumentet e tipit të
vjetër dhe të pajisen me dokumentet
e reja, si të gjithë qytetarët
evropianë dhe që kanë lehtësira të
pakrahasueshme me dokumentet
ekzistuese. Kjo është jashtëzakonisht
pozitive", theksoi Berisha.
Kompensimi
Pagesa e kompensimit është
rimbursim i pagesës së bërë dhe
të dokumentuar për marrjen e
letërnjoftimit dhe kryhet për aplikimet
e bëra deri në 30 maj 2009.
Pas kësaj date nuk kompensohet
asnjë pagesë. Kompensimet
jepen përkatësisht nga zyrat ku
bëhen pagesat për pagat, ndihmën
ekonomike, papunësinë
dhe pensionet. Për studentët,
pagesa bëhet nga universitetet
ku ata studiojnë.
në dispozicion 500
milionë lekë për kompensimin
65-70% të
tarifës për shtresat në nevojë dhe
studentët, 56% për pensionistët
dhe 30% për administratën. Me
tarifat e miratuara, studentët
dhe shtresat në nevojë do të
paguajnë 500 lekë, pensionistët
800 lekë dhe punonjësit e administratës
1 mijë lekë.
Kryeministri Berisha bëri të
ditur se nga ky vendim do të përfitojnë
punonjësit e administratës,
pensionistët, qytetarët në
ndihmë ekonomike dhe studentët.
Kryeministri Berisha tha
se kuponi për letërnjoftimin do
të ketë të njëjtën vlerë, por qeveria
do të kompensojë një pjesë të
pagesës për kategoritë e mësipërme.
"Nuk do të mund të
prodhohen kuponë me vlera të
ndryshme, pasi kjo do të komplikonte
skemën e shpërndarjes
së tyre", tha ai.
Kategoritë e
kompensimit
Kryeministri Berisha bëri të ditur
edhe masën e kompensimit
për çdo kategori. Punonjësit e administratës
do ta marrin letërnjoftimin
me vlerën 1 mijë lekë,
ndërsa 200 lekë do t‘i marrin nga
fondi i kompensimit, pra, do të
kompensohen për 30 për qind të
vlerës. Pensionistët do ta marrin
letërnjoftimin me vlerën 800 lekë
dhe do të kompensohen me
vlerën e 400 lekëve, pra, me rreth
56 për qind të çmimit. Studentët
me vlerën prej 500 lekësh, pra do
të kompensohen për rreth 65-70
për qind të çmimit.
Qytetarët në ndihmë ekonomike
do ta marrin letërnjoftimin
me vlerën 500 lekë, duke u kompensuar
për rreth 65-70 për
qind të çmimit. Kryeministri Berisha
tha se procesi për pajisjen
me letërnjoftim dhe pasaporta
biometrike të qytetarëve ka një
fillim shumë të mbarë dhe ecuria
e tij do të monitorohet në çdo
moment. "Procesi ka një fillim
shumë të mbarë dhe duhet të
monitorohet në çdo moment për
të pasur zhdërvjelltësinë e duhur",
u shpreh ai.
Kryeministri Berisha përshëndeti
gatishmërinë e dëshmuar nga
qytetarët shqiptarë për pajisjen
me dokumentet e reja të identifikimit.
"Deri tani rezulton se vullneti
i qytetarëve është shumë i
madh për t‘u pajisur me letërnjoftime
të reja dhe pasaporta biometrike,
pasi ata duan të shkëputen
nga dokumentet e tipit të
vjetër dhe të pajisen me dokumentet
e reja, si të gjithë qytetarët
evropianë dhe që kanë lehtësira të
pakrahasueshme me dokumentet
ekzistuese. Kjo është jashtëzakonisht
pozitive", theksoi Berisha.
Kompensimi
Pagesa e kompensimit është
rimbursim i pagesës së bërë dhe
të dokumentuar për marrjen e
letërnjoftimit dhe kryhet për aplikimet
e bëra deri në 30 maj 2009.
Pas kësaj date nuk kompensohet
asnjë pagesë. Kompensimet
jepen përkatësisht nga zyrat ku
bëhen pagesat për pagat, ndihmën
ekonomike, papunësinë
dhe pensionet. Për studentët,
pagesa bëhet nga universitetet
ku ata studiojnë.