Berisha: Pesë milionë lekë për Gërdecin
Qeveria nuk harron Gërdecin,
edhe pse vazhdon
ta quajë atë një aksident
teknologjik. 10
muaj pas shpërthimit
që tronditi Tiranën dhe periferinë
e saj, qeveria vendos në fondin
e Bashkisë Vorë 5 milionë lekë
të reja për familjet e dëmtuara
më 15 mars.
Këshilli i Ministrave ka bërë një
ndryshim dhe shtesë në Vendimin
nr. 630, datë 21.05.2008 të Këshillit
të Ministrave, "Për Dhënie ndihmë
financiare familjeve, shtëpive
që janë shkatërruar tërësisht
nga aksidenti teknologjik i
datës 15 mars 2008, në fshatin Gërdec,
Bashkia Vorë". Në mbështetje
të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit
45, të ligjit nr.9936, datë
26.06.2008, "Për menaxhimin e
sistemit buxhetor në Republikën
e Shqipërisë", dhe të ligjit
nr.10025, datë 27.11.2008, "Për
buxhetin e vitit 2009", me propozimin
e ministrit të Brendshëm,
Këshilli i Ministrave vendosi të korrigjojë
gabimet: të heqë emrat që
janë përsëritur më shumë se një
herë në listë dhe të shtojë emrat e
rinj të familjeve që do të përfitojnë
të ardhura si pasojë e kësaj
tragjedie. Për përballimin e efekteve
financiare, që rrjedhin nga ky
vendim, dhe të diferencës së evidentuar
në shumën e dhënë me
Vendimin nr.630, datë 21.05.2008,
të Këshillit të Ministrave, Ministrisë
së Brendshme, në buxhetin e
vitit 2009 do shtohet fondi 5027000
lekë. Ky fond do të përballohet nga
fondi rezervë i vitit 2009. Ngarkohet
Bashkia e Vorës të kryejë pagesat
për familjarët dhe Ministria e
Brendshme, Ministria e Financave
dhe Bashkia Vorë për zbatimin e
këtij vendimi. Bilanci i qeverisë për
shpërthimin e Gërdecit shënon
vdekjen e 26 personave, shkatërrimin
dhe shembjen e 1500 shtëpive
dhe banesave. Si fillim, kreu
i qeverisë e cilësoi shpërthimin e
Gërdecit si një papërgjegjshmëri
njerëzore dhe më pas në të gjitha
vendimet e Këshillit të Ministrave
kjo tragjedi etiketohet si një aksident
teknologjik. Fondi përfundimtar
për dëmshpërblimin e banorëve
të Gërdecit ishte parashikuar
900 milionë lekë, në të cilin
përfshihej edhe kompensimi i fshatrave
përreth. Po kështu, Berisha
kishte premtuar se brenda
një kohe të shkurtër do të përfundonin
të gjitha shtëpitë që janë
duke u ndërtuar, si dhe ato të cilat
janë në rikonstruksion.
edhe pse vazhdon
ta quajë atë një aksident
teknologjik. 10
muaj pas shpërthimit
që tronditi Tiranën dhe periferinë
e saj, qeveria vendos në fondin
e Bashkisë Vorë 5 milionë lekë
të reja për familjet e dëmtuara
më 15 mars.
Këshilli i Ministrave ka bërë një
ndryshim dhe shtesë në Vendimin
nr. 630, datë 21.05.2008 të Këshillit
të Ministrave, "Për Dhënie ndihmë
financiare familjeve, shtëpive
që janë shkatërruar tërësisht
nga aksidenti teknologjik i
datës 15 mars 2008, në fshatin Gërdec,
Bashkia Vorë". Në mbështetje
të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit
45, të ligjit nr.9936, datë
26.06.2008, "Për menaxhimin e
sistemit buxhetor në Republikën
e Shqipërisë", dhe të ligjit
nr.10025, datë 27.11.2008, "Për
buxhetin e vitit 2009", me propozimin
e ministrit të Brendshëm,
Këshilli i Ministrave vendosi të korrigjojë
gabimet: të heqë emrat që
janë përsëritur më shumë se një
herë në listë dhe të shtojë emrat e
rinj të familjeve që do të përfitojnë
të ardhura si pasojë e kësaj
tragjedie. Për përballimin e efekteve
financiare, që rrjedhin nga ky
vendim, dhe të diferencës së evidentuar
në shumën e dhënë me
Vendimin nr.630, datë 21.05.2008,
të Këshillit të Ministrave, Ministrisë
së Brendshme, në buxhetin e
vitit 2009 do shtohet fondi 5027000
lekë. Ky fond do të përballohet nga
fondi rezervë i vitit 2009. Ngarkohet
Bashkia e Vorës të kryejë pagesat
për familjarët dhe Ministria e
Brendshme, Ministria e Financave
dhe Bashkia Vorë për zbatimin e
këtij vendimi. Bilanci i qeverisë për
shpërthimin e Gërdecit shënon
vdekjen e 26 personave, shkatërrimin
dhe shembjen e 1500 shtëpive
dhe banesave. Si fillim, kreu
i qeverisë e cilësoi shpërthimin e
Gërdecit si një papërgjegjshmëri
njerëzore dhe më pas në të gjitha
vendimet e Këshillit të Ministrave
kjo tragjedi etiketohet si një aksident
teknologjik. Fondi përfundimtar
për dëmshpërblimin e banorëve
të Gërdecit ishte parashikuar
900 milionë lekë, në të cilin
përfshihej edhe kompensimi i fshatrave
përreth. Po kështu, Berisha
kishte premtuar se brenda
një kohe të shkurtër do të përfundonin
të gjitha shtëpitë që janë
duke u ndërtuar, si dhe ato të cilat
janë në rikonstruksion.