Balla: Plan per liberalizimin e vizave me BE-ne
Partia Socialiste propozoi dje nje Plan Kombetar drejt nje regjimi pa viza me Bashkimin Evropian. Nepermjet deputetit socialist, Taulant Balla u prezantuan edhe hapat qe do te conin ne zbatimin e ketij plani. Keshtu sipas Balles, fillimisht policia kufitare dhe kontrolli kufitar duhet te ndryshojne rrenjesisht strukturen hierarkike permes programeve te trajnimit. Nga ana tjeter nga PS propozohet qe Shqiperia brenda vitit 2008 duhet te perafroje regjimin e vizave me listen pozitive dhe negative te Shengen-it, si dhe modelin e elementet e sigurise se vizave. Deputeti i PS-se, Taulant Balla gjithashtu theksoi se per nje regjim te lire vizash me BE-ne duhej ngritur nje strukture e posacme prane ministrise se Jashtme.
"Ne ministrine e Puneve te Jashtme duhet ngritur Qendra Kombetare e Vizave, si struktura pergjegjese per miratimin perfundimtar te leshimit te vizave dhe te administrimit te sistemit elektronik te te dhenave, si kusht i perafrimit me standardet e Shengen-it", theksoi Balla, gjate prononcimit te djeshem per shtyp. Sipas tij, per liberalizimin e vizave nevojitet edhe perdorimi i kartave te identitetit dhe pasaportave biometrike. Pika te tjera te Plan Veprimit te PS-se per nje regjim pa viza jane dhe miratimi i nje ligji per te huajt, marrja e masave kufizuese per parandalimin e emigracionit ilegal dhe permiresimi i procedurave per dhenien e nenshtetesise per te huajt. F.Mejdini