E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ne, faktor stabiliteti ne Ballkan"

Situata e pas 17 shkurtit te ketij viti kur u shpall pavaresia ne Prishtine, beri qe te kete dy shtete fqinje mes tyre, Shqiperia dhe Kosova, te cilat tani jane faktor stabiliteti per te gjithe rajonin e Ballkanit dhe me gjere. Keto vleresime u bene dje, pasi ne Tirane u zhvillua nje takim mes kryetares sone te Kuvendit, Jozefina Topalli dhe homologut te saj ne Kosove, Jakup Krasniqi. Ky i fundit, eshte zyrtari i dyte kosovar qe vjen ne Tirane pas shpalljes se mevetesise.
Krasniqi, shoqerohej ne takim me Topallin, dhe nga anetaret e Kryesise se Kuvendit te Kosoves, Xhavit Haliti dhe Sabri Hamiti. Topalli e cilesoi pavaresine, si nje ngjarje historike, jo vetem per Kosoven, por per te gjithe rajonin. "Ka qene muaji me i bukur per te gjithe shqiptaret kudo ne bote dhe ceremonia e asaj dite ishte nje feste civile, ishte nje dite evropiane, qe ka bere nje pershtypje te jashtezakonshme ne mbare boten", vleresoi Topalli. Kryetarja Topalli theksoi se "raportet mes dy vendeve jane shume te vecanta dhe ne kete moment eshte domosdoshmeri vendosja e marredhenieve ekonomike, shendetesore, arsimore apo edhe kulturore ne nje nivel me te larte".
Duke falenderuar Kuvendin dhe te gjithe institucionet e Shqiperise per mbeshtetjen dhe lobingun e bere per pavaresine e Kosoves, Krasniqi vleresoi vecanerisht "vendimin e Qeverise se Shqiperise per ngritjen e perfaqesimit diplomatik ne nivel ambasadori mes Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves". Ne takim, me nje fryme shume te ngrohte dhe miqesore, bashkebiseduesit ndane mendimin qe tashme marredheniet mes dy institucioneve reciproke, pas shpalljes se Pavaresise se Kosoves, do te jene me intensive dhe do te funksionojne ne nje tjeter stad. Ketu Topalli ka garantuar mbeshtetjen e Kuvendit te Shqiperise, duke ofruar njekohesisht pervojen e ketij institucioni per Kuvendin e Kosoves. Ndersa nshprehu bindjen per perballimin me sukses te sfidave per forcimin dhe konsolidimin e shtetit te ri, por me vlera te medha shtetformuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›