E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Protesta në të gjithë vendin, në 1 Maj festojnë diktatorët



Nga java e ardhshme, Partia Socialiste do të nisë protesta në të gjitha Bashkitë dhe Komunat e vendit. Deputeti i PS-së, Taulant Balla në konferencën e djeshme për shtyp deklaroi se "në çdo rrugë, në çdo fshat, në çdo qytet, në të gjithë Shqipërinë. Shqiptarët sot kanë më shumë arsye se asnjëherë tjetër për të protestuar". "Do të protestojmë për jetesën që është bërë e papërballueshme për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve, mallrave dhe shërbimeve bazë. Do të protestojmë për shtrenjtimin e energjisë elektrike që po i shteron familjeve shqiptare edhe ato pak të ardhura që kanë. Do të protestojmë për familjet e përmbytura në veri e në juglindje të Shqipërisë, me të cilat pushteti vazhdon të tallet. është ky pushtet dhe kjo Qeveri që me papërgjegjshmëri ua mbyti tokat, tani nuk denjon as tu japë dëmshpërblimin që u takon", tha Balla. Deputeti socialist shtoi se "pushteti i vjedhur i Sali Berishës duhet larguar domosdoshmërisht, duke përdorur çdo mjet demokratik. Më lejoni të ripërsëris se Partia Socialiste do të jetë në Kuvend vetëm për një arsye: transparencën e 28 qershorit". Ndërsa në lidhje me mitingun e PD-së më 1 Maj, Balla u shpreh se "në atë datë festojnë diktatorët dhe protestojnë punëtorët e thjeshtë, por dua t'i kujtoj Sali Berishës që në listën e gjërave që ka për të festuar në 1 maj të fusë edhe faktin që kilja e preshit ka vajtur 150 lekë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›