E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizja e lirë, Meta niset në Kroaci



Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta, u nis dje për një vizitë zyrtare në Kroaci, me ftesë të homologut Jandrokovic. Në qendër të kësaj vizite do të jetë thellimi i bashkëpunimit dy palësh, integrimi evropian, lëvizja e lirë konsolidimi i bashkëpunimit në gjirin e NATO-s, si dhe bashkëpunimi rajonal. Meta do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës së Kroacisë Ivo Josipovic, nga Kryeministrja Jadranka Kosor dhe nga Kryetari i Parlamentit, Luka Bebic. Gjatë qëndrimit të tij në Zagreb, ministri pritet të takohet edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar që punon e jeton në Kroaci. Gjatë kësaj vizite do të nënshkruhet edhe Protokolli i Bashkëpunimit midis Akademive Diplomatike të Ministrive të Punëve të Jashtme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›